Business & Management

Facebook shton “partner categories” për të ndihmuar reklamuesit

Apr 12 2013
0 Shpërndarje
Facebook shton “partner categories” për të ndihmuar reklamuesit

1facebookFacebook në përpjekje për të ndihmuar sa më shumë reklamuesit për të arritur klientët e duhur ka ofruar një opsion të ri që përmirëson dyfish promovimin tek klientela e synuar.

Opsioni i ri i quajtur “partner categories” ka për qëllim reklamimin ndaj më tepër kategori njerëzish. Këto kategori përdorin të dhëna nga palët e treta si Acxicom, Datalogix dhe Epsilon për të përfituar më tepër informacion në lidhje me blerjet e njerëzve në ueb.

Sipas Facebook-ut asnjë informacion personal nuk ndahet me rrjetet sociale, palët e treta apo reklamuesit dhe “partner categories” do të funksionojë njëlloj si gjithë opsionet e tjera për arritjen e konsumatorëve të duhur në Facebook.

Kompania filloi testimin e këtij opsioni muajin e kaluar duke lejuar reklamuesit dhe agjencitë të përdorin Facebook Exchange (FBX) për të publikuar reklamat tek përdoruesit e synuar. Këto reklama marrin parasysh aktivitetin on line të përdoruesve jashtë Facebook-ut, i identifikuar nga leximi i të dhënave cookie me qëllim që të ofrohen për të mesazhe lidhur me produktet që ata kanë interes.

Ndërkohë që FBX është një mundësi e mrekullueshme për reklamuesit dhe fantastike për Facebook-un, i cili ka qenë në presion për rritjen e të ardhurave , është një manovër e rrezikshme pasi i kujton përdoruesve gjithnjë që janë nën vëzhgim.

Nuk është ende e qartë nëse reklamat që përdorin kategoritë partnere do të shfaqen në seksionin e lajmërimeve në Facebook. Ajo që dihet deri tanë është se kategoritë partnere përfshijnë më tepër se 500 mijë grupe unike si: blerës makinash, blerës drithërash apo blerës ushqimesh të ngrira.

Në blogun e Facebook është shkruar “Reklamat që i drejtohen klientëve të synuar janë me shumë përfitime për reklamuesit pasi sjellin kthime të mëdha nga investimet si dhe ofrojnë një eksperiencë më pozitive për njerëzit që duan të shohin reklama relevante.” (CIO Albanian)

Tags >

facebook
Lajmet e fundit>