Business & Management

Facebook shton opsione të reja për reklamat

Feb 24 2014
0 Shpërndarje
Facebook shton opsione të reja për reklamat

MK-CJ688_FACEBO_D_20140129190013Gjatë javës së kaluar, Facebook-u shtoi një sërë opsionesh të reja që do të lehtësojnë punën e reklamuesve gjatë krijimit të fushatave të marketingut. Në përgjithësi, opsionet e reja do t’i ndihmojnë ata të kenë më tepër fleksibilitet në momentet që duan të shenjëstrojnë audiencën në bazë të vendndodhjes, demografisë, interesit dhe sjelljes.

Facebook-u di shumë gjëra mbi 1.2 miliardë përdoruesit e tij. Ndryshimet e javës së kaluar e kanë vënë edhe më mirë në punë gjithë këtë mori informacioni për reklamuesit, të cilët janë një prej interesave kyçë të kompanisë, për shkak të të ardhurave që i japin asaj.

Për shembull, tashmë reklamuesit kanë mundësi të targetojnë përdoruesit bazuar në një sërë kriteresh të reja si shtetet, rrethet, qytet dhe kodet ZIP. Deri tani, nëse reklamuesit donin të targetonin një sërë vendndodhjesh, ato duhet të ishin në të njëjtin vend gjeografik, si për shembull gjithë qytetet apo gjithë rrethet.

Ndryshimet e tanishme ofrojnë këtë mundësi: nëse një fushatë marketingu do të targetojë përdoruesit në qytetin e Nju Jorkut, Çikagos dhe gjithë Kalifornisë, mund ta bëjë këtë gjë duke luajtur me opsionet. Kështu, përjashtohen të gjitha shtetet apo qytetet e tjera. Ose, një dyqan i vogël kafeje operon në Manhatanin e Nju Jorkut kështu që tashmë ka mundësi të përjashtojë përdoruesit që ndodhen në Bruklin apo Kuins.

Gjithashtu tashmë mund të targetohen përdoruesit edhe në bazë të statuseve të jetës personale për një numër më të madh të tyre. Së fundmi, përsa i përket targetimit në bazë të interesave, më parë fjala “Hockey” nuk ka qenë e njëjtë me “hockey”. Me ndryshimet e reja gjithçka bëhet “case insensitive”. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>