Internet

Facebook Questions: 4 gjëra që duhet t’i keni parasysh

Mar 28 2011
0 Shpërndarje
Facebook Questions: 4 gjëra që duhet t’i keni parasysh

altQë nga e enjtja Facebook ka filluar të përdor platformën e saj të pyetjeve. Por, para se ta provoni hidhni një sy mbi privatësinë, kërkimin dhe çështjet e reputacionit online.Gjashtë muaj pasi është paralajmëruar për Facebook Questions dhe lëshimin e saj për përdorimin e një numri të caktuar përdoruesish, Facebook më në fund, e bëri publike qasjen në të me pak ndryshime për të gjithë përdoruesit.

Facebook Questions ju lejon të bëni pyetje miqve tuaj ose ta postoni atë në formë sondazhi me alternativa që ju zgjidhni. Këto sondazhe do të shfaqen nën seksionin Questions dhe në Feed-in tuaj të lajmeve. Miqtë tuaj pastaj mund të përgjigjen në pyetje ose të votojnë në të.

Facebook thotë që shpreson se Pyetjet do të bëhen një burim për këshillë dhe kur ju provoni gjëra të reja, sikur kërkimi i një restoranti të ri apo për të zgjedhur cilin film të shihni.

Facebook Questions ndryshon nga versionet e kaluara në atë që fokusohet vetëm në përgjigjet e miqve tuaj dhe miqve të tyre, në krahasim me përgjigjen e të gjithëve në Facebook. Përderisa Pyetjet kanë potencialin të jenë një burim i dobishëm për përdoruesit e Facebook, sidomos pasi shumica e miqve tuaj ju bëjnë pyetje me anë të freskimit të statusit, aty qëndrojnë edhe disa fakte që ju duhet ti kuptoni para se të merrni pjesë në këtë.

1.Pyetjet dhe përgjigjet tuaja nuk janë private

Kur ju bëni pyetje, së pari mundësinë për t’u përgjigjur e kanë vetëm miqtë tuaj. Sidoqoftë, nëse një mik i juaji përgjigjet, pyetja e juaj bëhet e dukshme dhe e përdorshme edhe për të gjithë miqtë e tij ose të saj në Facebook dhe kështu vazhdon. Ngjashëm, të gjithë do të mund të jenë në gjendje të shohin pyetjet që ju keni marrë pjesë, pra bëni pyetje dhe përgjigjuni vetëm në ato që do të jeni të gatshëm t’i ndani me të gjithë.

Sigurohuni që të rikontrolloni privatësinë në Facebook. Nëse ju lejoni këdo të komentoj në postimet tuaja, Pyetjet e tuaja do të jenë të gatshme për të gjithë. Në këtë rast, përgjigjet do të filtrohen në atë mënyrë që ato nga miqtë tuaj do të paraqiten të parat. Që të ndryshoni aranzhimet shkoni tek Aranzhimet e privatësisë > Aranzhimet e veçanta > Postimet nga unë.

2. Ju s’mund të editoni tekstin e pyetjeve ose posteve.

Facebook nuk ju lejon të editoni tekstin e pyetjeve ose posteve, por ju mund t’i fshini të dyja. Që të fshini pyetjen shkon tek kutia e pyetjes dhe zgjidhni butonin Fshij, që gjendet në pjesën e poshtme të djathtë të kutisë. Që të fshini opsionet e pyetjes që njerëzit kanë votuar, shkoni tek kutia e pyetjes dhe shtypni “Edito opsionet”, që gjendet në pjesën e poshtme të djathtë të kutisë. Atëherë, fshini opsionet individuale duke shtypur X afër tyre. Keni kujdes se fshirja e opsionit të pyetjes do të fshij edhe votat e lidhura me atë opsion.

Që të fshini një post që keni ofruar si përgjigje, shkoni tek kutia e pyetjes dhe gjeni postin në seksionin “Postet. Pastaj, shtypni X në pjesën e epërme të postit që ta largoni. Që të largoni votën tuaj nga sondazhi, shkoni tek kutia e pyetjes dhe shtypnin “Unvote”, që gjendet në pjesën e poshtme të majtë në kuti. Nëse keni votuar për disa opsione, largoni shenjat nga secila votë që keni bërë që të largoni ato.

3. Për momentin, makinat e kërkimit nuk do të indeksojnë pyetjet  dhe përgjigjet

Në faqe të tilla si Twitter, veprimet tuaja, p.sh. cicërimat, janë të indeskuara nga makinat e kërkimit si Google, dhe mund të kërkohen nga kushdo (pos nëse keni bërë llogarinë tuaj private).
Facebook thotë që “Jo, makinat e kërkimit nuk mund të indeksojnë Facebook Pyetjet në këtë moment.” Këtu vërehet fraza “në këtë moment” që lë një kuptim se në të ardhmen, Facebook mund të lejoj makinat e kërkimit të indeksojnë pyetjet dhe përgjigjet tuaja, dhe kështu përsëri, keni kujdes se çfarë pyetni dhe përgjigjeni.

4.Facebook Pages mund të pyesin dhe përgjigjen në pyetje

Facebook Pages gjithashtu do të kenë qasje në Pyetjet. Kjo do të thotë që kur një Faqe bën pyetje, ajo mund të shpërndahet me të gjithë që kanë “pëlqyer” atë faqe. Ngjashëm, Faqet mund të përgjigjen në pyetje. Kur ato përgjigjen, përgjigjet e tyre do të ndahen me të gjithë që kanë “pëlqyer” faqen. Zyrtarë të Facebook thonë që ka gjasa të mëdha që njerëzit të mos pëlqejnë faqet që bëjnë pyetje të shumta, prandaj administruesit e këtyre faqeve duhet të kenë kujdes sesa shpesh bëjnë pyetje dhe çfarë pyetje bëjnë.

Paralajmërimet e Facebook thonë që është më lehtë për njerëzit të mos pëlqejnë Faqet nga storiet e Pyetjeve që paraqiten në lajmet e tyre, kështu që administratorët e Faqeve duhet të kenë kujdes se sa shpesh bëjnë pyetje dhe llojet e pyetjeve që ata bëjnë.

Lajmet e fundit>