Karriere

Facebook publikon raportin në kuadër të nismës për përhapjen e internetit në botë

Sep 20 2013
0 Shpërndarje
Facebook publikon raportin në kuadër të nismës për përhapjen e internetit në botë

markkk zuckengergËshtë shumë e vështirë të besohet se më shumë se gjysma e popullsisë së botës akoma nuk kanë akses në internet duke parë rëndësinë që po merr në jetët tona vitet e fundit.

Koalicioni i iniciuar nga Facebook i quajtur Internet.org, publikoi një raport prej 70 faqesh të quajtur “Fokus mbi efiçencën” me qëllimin për të nxitur përhapjen e internetit në gjithë botën. Përveç Facebook-ut në raport kontribuuan Qualcomm dhe Ericsson.

Ky dokument ekzaminon se si Facebook-u ndërtoi një infrastrukturë teknologjie efikase për tu lidhur me më shumë se një miliardë përdorues dhe se si punon për të ndërtuar aplikacione mobile që përdorin më pak të dhëna me më pak energji.

Qualcomm dhe Ericsson shohin drejt së ardhmes dhe se çfarë do të kërkohet për të patur një rrjet dhe infrastrukturë mobile për të suportuar fluksin që pritet të vij gjatë viteve të ardhshme. Rreth 1/3 e popullsisë së botës kanë akses në internet sipas statistikave të fundit nga Internet World të publikuara në qershor të vitit 2012.

Që aksesi në internet të jetë ekonomikisht i arsyeshëm, dokumenti i Internet.org tha se kompanitë teknologjike do të kenë nevojë të bëhen më shumë se 10 herë më efikase në dërgimin e të dhënave dhe ndërtimin e aplikacioneve mobile që përdorin më pak të dhëna dhe më pak energji.

Edhe pse do të duhet një përpjekje e organizuar, raporti deklaron se pritet që efikasiteti i dërgimit të të dhënave të rritet me 100 herë brenda 5 deri në 10 vitet e ardhshme.

“Ndërkohë që ne punojmë së bashku drejt këtij qëllimi, ne pretendojmë të arrijmë dhe marrin njohurinë për të çuar përpara këtë industri dhe shoqëri”, shkruhej në dokument.

Grafiku i mëposhtëm tregon rritjen e pajisjeve mobile që nga viti 2008 dhe projeksioni i saj për të ardhmen. Duke patur këtë grafik në mendje raporti i Internet.org thotë se përgjegjësia do të bie mbi ofruesit e shërbimeve për të ndërtuar dhe mirëmbajtur rrjetin që do ti ofrojë konsumatorëve një lidhje të shpejtë dhe të qëndrueshme. “Në këtë botë kompetitive, rrjeti është një nga pikat diferencuese” – shkruhej në raport. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>