Siguri

Facebook premton se do të rregullojë defektin që fshiu kontaktet

Jul 5 2012
0 Shpërndarje
Facebook premton se do të rregullojë defektin që fshiu kontaktet

Facebook ka premtuar se do të adresoj ankesat e përdoruesve që kanë të bëjnë me fshirjen e email adresave të disa përdoruesve dhe duke i zëvendësuar ato me domenin @facebook.com.

Rrjeti social për këtë defekt, i’a hodhi fajin një dobësie në softuer. Ky problem erdhi si pasojë e nismës së Facebook për t’i bërë publike emailat e përdoruesve me domenin @facebook, dhe duke i fshirë emailat origjinal. Facebook deklaroi se është duke punuar në rregullimin e këtij problemi, dhe premtoi se defekti “do të zgjidhet së shpejti”.

Megjithatë, kompania nuk qe në gjendje të konfirmoj shkallën e dobësisë, por raportet e The Verge dhe CNN Money tregojnë që përdoruesit të cilët kanë pasur të aktivizuar sinkronizimin e kontakteve të Facebook në smartfonët BlackBerry dhe Android, si dhe pajisjet që operojnë me versionet beta të iOS 6 të Apple dhe Windows Phone 8 të Microsoft, ishin prekur nga ky defekt.

Rrjeti social e lidhi këtë problem me ndërfaqen e programimit të aplikacioneve e njohur shkurtimisht si API, një vegël e dizajnuar që siguron se kur anëtarët e Facebook të shtojnë detajet e tyre të kontaktit, ndryshimet do të azhurnohen edhe në listen e kontakteve nëpër smartfonët e shokëve të tyre.

Facebook është dashur të ofroj një udhëzues të thjeshtë i cili do t’i orientonte njerëzit përgjatë këtij ndryshimi dhe jo vetëm të lejoj që kjo gjë të ndodhë automatikisht.

Sidoqoftë, duket se ky defekt nuk ka qenë aq i rëndësishëm sa për t’i motivuar përdoruesit të heqin dorë nga ky rrjet social. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>