Aplikacione

Facebook poston librarinë e vet softuerike në C++

Jun 4 2012
0 Shpërndarje
Facebook poston librarinë e vet softuerike në C++

Facebook ka lëshuar një librari të komponentëve softuerike C++ të cilat janë përdorur për të ndihmuar funksionimin e faqes, ka lajmëruar gjatë ditës së shtunë ndërmarrja e rrjetit social.

Duke e lëshuar këtë librari, të quajtur Folly, Facebook do të jetë në gjendje të lëshojë më tepër nga programet e veta të brendshme si me burim të hapur, sepse ato mbështeten në komponentë të ndryshëm në këtë librari.

“Një ngushtim për të lëshuar më tepër punë ka qenë që çdo projekt me burim të hapur kishte nevojë të thyente varshmëritë në kodin e palëshuar të librarisë së brendshme,” shkroi inxhinieri softuerik i Facebook, Jordan DeLong, i cili postoi një lajm në Facebook duke lajmëruar lëshimin.

Inxhinierët e rrjetit Facebook poashtu lajmëruan lëshimin në një konferencë për C++ e cila u mbajt gjatë ditës së shtunë në kompleksin e vet në Menlo Park, në Kaliforni.

Facebook është mbështetur në softuerët me burim të hapur, si MySQL, PHP dhe memcached, për t’i vënë në funksion faqet e veta. Dhe kështu ndërmarrja ka bërë një pikë të lëshimit të programeve të veta të brendshme poashtu si softuerë me burim të hapur, si kompajlleri HipHop PHP dhe korniza për shpërndarje të shërbimit Thrift. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>