Marketing

Facebook organizon eventin Project:Connect për të rritur përgjegjshmërinë e të rinjve on line

Apr 22 2013
0 Shpërndarje
Facebook organizon eventin Project:Connect për të rritur përgjegjshmërinë e të rinjve on line

event facebookFacebook po zbaton misionin e vet “Hacker Way” për të ndihmuar të rinjtë të jenë më të përgjegjshëm kur përdorin rrjetet sociale.

Para pak ditësh kompania prezantoi Project:Connect, një bashkëpunim midis rrjetit social, Fondacionit MacArthur, Mozilla dhe Institutit për Sigurinë e Familjes On line (FOSI), i projektuar për të hedhur dritë në të ashtuquajturën pjesëmarrje e përgjegjshme në ambjentet dixhitale.

Këta partnerë së bashku do të organizojnë një hackaton (event takimi me programues ku bashkëpunohet për krijimin e një aplikacioni të ri) në New York më datën 9 maj.

“Ne duhet t’ju sigurojmë të rinjve mjetet e nevojshme për të shndërruar ata në qytetarë dixhitalë të përfshirë dhe të përgjegjshëm” tha Connie Yowell, drejtor edukimi në Fondacionin Mac Arthur.

Aplikacionet që do të rezultojnë nga Project:Connect do të vlerësohen nga një panel specialistësh dhe fituesit do të shpërblehen me disa çmime. Çmimi i parë fiton 5000 $, çmimi i dytë fiton 2000 $, ndërsa çmimi i tretë fiton 1000 $.

Përmbajtja do të jetë e përqëndruar në tre kategori: Mjete sociale që promovojnë një kulturë mirësjelljeje, mjete sociale që lehtësojnë menaxhimin e privatësisë dhe sigurisë si dhe mjete sociale që inkurajojnë literaturën në ueb.

Ky bashkëpunim është projektuar në mënyrë të veçantë për të suportuar adoleshentët, një pjesë e konsiderueshme e të cilëve preferojnë të kalojnë shumë kohë në Instagram.

Iniciativa do të ndihmojë Facebook-un të krijojë përshtypje pozitive përsa i përket përkujdesit ndaj privatësisë së përdoruesve.

Eventi i datës 9 maj është i pari i këtij lloji që organizohet nga partnerët e projektit. Facebook ka deklaruar se do të organizohen edhe evente të tjera shtesë nëpër muzeume ose biblioteka për të edukuar adoleshentët në praktikat e përgjegjshme dixhitale. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>