Internet

Facebook ndihmon kompanitë të zbulojnë se çfarë komentojnë përdoruesit rreth tyre

Dec 17 2013
0 Shpërndarje
Facebook ndihmon kompanitë të zbulojnë se çfarë komentojnë përdoruesit rreth tyre

fbstalker-650x0Është e vështirë të kujtohet ajo kohë kur një prej karakteristikave kryesore të Facebook-ut ishte ekskluzivi teti ose ideja që vetëm një grup i përzgjedhur personash mund të shihnin profilin tuaj.

Kompania është treguar gjithnjë e më tepër agresive për të riformuar veten si një mjet publik komunikimi dhe pjesë e këtij plani është nxjerrja më në pah e publikimeve tuaja dhe analizimi i tyre.

Përveç inkurajimit të hashtageve dhe postimeve publike, Facebook-u po përpiqet të bëjë më të lehtë për kompanitë të zbulojnë se çfarë thonë përdoruesit për to. Sipas një raportimi, zv. Presidenti i zhvillimit të biznesit në Facebook, Chris Daniels, ka diskutuar rreth planeve për të nxjerrë në sipërfaqe ato biseda të përdoruesve që u kushtohen markave të ndryshme.

Ai është shprehur: “Ne e dimë se njerëzit bisedojnë në Facebook për shfaqjet televizive, filmat dhe mediat. Ne jemi në dijeni se kjo gjë ndodh në Facebook më tepër se kudo tjetër, por kemi nevojë të zbulojmë sa më shumë prej këtyre bisedave.” Pikërisht për këtë arsye, Facebook është duke testuar API (Applicatio Program Interface) për të ndihmuar kompanitë të gjejnë pjesë bisedash ku përdoruesit përmendin shërbimet apo produktet e tyre.

Në krahasim me Twitter, firmat e kanë më të vështirë të shohin se çfarë diskutojnë njerëzit për to. Në Twitter mjafton të kërkosh me një fjalë kyçe dhe menjëherë do të shfaqen komentet, fjalët pozitive ose kritikat. Duke qenë se në Facebook përdoruesit kanë mundësi të limitojnë privatësinë e tyre, kompanitë jo gjithnjë mund të zbulojnë përmbajtjen e bisedave.

Për shembull në qoftë se kërkoni në Twitter me termin “United Airlines”, do të shfaqet gjithçka, përfshirë këtu linqe dhe komente të ndryshme. Ndërsa në qoftë se kërkoni me të njëjtin term në Facebook, rezultati i parë që do të shfaqet do të jetë një grup i quajtur “United Airlines Almost Killed My Greyhound”, por jo biseda në kohë reale prandaj, Facebook ka shumë punë për të bërë në këtë drejtim. Kompania e ka të nevojshme të zbulojë një mënyrë për të zbuluar ndaj kompanive një sasi të konsiderueshme bisedash që zhvillohen rreth tyre, por pa shkaktuar akoma më tepër shqetësime mbi privatësinë. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>