Internet

Facebook mund ti sëmurë fëmijët

Aug 9 2011
0 Shpërndarje
Facebook mund ti sëmurë fëmijët

Facebook mund të jetë i shkëlqyeshëm për gjetjen e miqve të vjetër nga shkolla fillore, por për ata që janë në shkollën fillore Facebook mund të jetë më i dëmshëm se i dobishëm.

Ky përfundim vjen sipas një studimi rezultatet e të cilit u prezantuan këtë fundjavë në kongresin e Shoqatës Psikologjike Amerikane nga Dr. Larry Rosen, profesor në Universitetin Shtetëror të Kalifornias, hulumtimet e të cilit janë fokusuar në fëmijët dhe teknologjinë.

Rosen prezantoi hulumtimet e tija në konferencë duke ekspozuar mënyrën si rrjetet shoqërore në internet mund të dëmtojnë dhe ndihmojnë fëmijët. Në mesin e përfundimeve ishin edhe:

– Fëmijët të cilët luajnë shumë ose përdorin shumë Facebook-un kanë më shumë probleme me gjumë, nivele të larta të ankthit, depresionit dhe dhimbjeve të stomakut.

– Adoleshentët të cilët gati kanë arritur moshën madhore dhe ata më të rinj të cilët kalojnë ditët e tyre brenda Facebook-ut janë më shumë narcisist dhe shfaqin më shumë çrregullime psikologjike, përfshirë sjelljet anti-shoqërore, manitë, dhe tendencat agresive.

– Studentët të cilët përdorin më shumë teknologjinë janë të prirë për të humbur më shumë orë mësimi.

– Sa më shumë që adoleshentët përdorin Facebook-un, aq më shumë janë të prirë të përdorin alkoolin.

– Studentët nga vitet e para të shkollës së mesme e deri nëpër vitet e universitetit të vëzhguar në përgjithësi kontrollojnë statuset në rrjetet shoqërore ose shkruajnë mesazhe telefonike në intervale disa minutëshe gjatë studimit, duke shpirë deri tek performanca më e ultë në teste në krahasim me studentët që fokusohen për një kohë më të gjatë.

– Një adoleshentë mesatarisht dërgon 2000 mesazhe në muaj, që mund të dërgoj deri tek probleme komunikimi me familjen e edhe deri tek sindromi i tunelit të kyçit të dorës në disa raste.

Rosen gjithashtu theksoi disa nga biproduktet pozitive të rrjeteve shoqërore në internet, përfshirë edhe nocionin që njerëzit e rinj mund të mësojnë “ndjeshmërinë virtuale” e cila edhe mund të përdoret në botën reale. Ai thotë që Facebook dhe rrjetet tjera mund të jetë vegla të dobishme për studentët e mbyllur të komunikojnë dhe të lidhen me studentët tjerë që ka rezultuar të jetë një vegël e suksesshme mësimdhënëse.

Ai gjithashtu ofron edhe një këshillë të vogël për prindërit e brengosur të cilët ndoshta do të dëshironin të përcjellin veprimet e fëmijëve të tyre në internet.

“Nëse ndjeni sikur keni nevojë të përdorni ndonjë program kompjuteri për të monitoruar veprimet e fëmijëve tuaj në rrjetet shoqërore, ju jeni duke humbur kohë. Ata do të gjejnë një mënyrë për ti ikur kësaj pas vetëm disa minutave,” deklaron ai.

Ai shton edhe që mënyra më e mirë për të mbajtur fëmijët e shëndetshëm është që të dëgjoni më shumë dhe të jepni më pak leksione ndaj tyre.

“Norma e dëgjimit në krahasim me të folurit e prindërve duhet të jetë së paku pesë me një. Flisni një minutë dhe dëgjoni pesë të tjerë,” këshillon Rosen në fund.

Lajmet e fundit>