Aplikacione

Facebook mund të shfrytëzojë aplikacionin Messenger për të realizuar blerje online

Mar 29 2016
0 Shpërndarje
Facebook mund të shfrytëzojë aplikacionin Messenger për të realizuar blerje online

facebook-messenger-apps-100624452-primary.idgeNë Mars të 2015-tës gjatë konferencë së zhvilluesve F8, Facebook prezantoi vizionin e kompanisë për ta shndërruar Messenger në një platformë. Ky vizion përfshinte integrimin e aplikacioneve nga palë të treta, dërgimin e parave dhe mundësinë për të bërë porosi dhe blerje produktesh nga bizneset online. Këtë vit kompania po përgatitet të shtojë më shumë funksionalitete, si ajo e blerjes së produkteve.

Edhe pse Facebook akoma nuk ka thënë diçka konkrete në lidhje me këtë risi, The Information kishte zbuluar disa referenca brenda kodit të Messenger ku sugjerohej se rrjeti social mund të shtojë mundësinë e blerjes së “të mirave” megjithëse ngelet e paqartë sesi do të realizohet kjo.

Facebook është ndër kompanitë e pakta madhore që nuk kanë hyrë në botën e pagesave megjithëse nuk është i huaj në këtë sektor. Në 2010-tën kompania filloi të eksperimentonte me oferta nga distributorë të njohur në aplikacionin mobile të Facebook si pjesë e programit Facebook Deals.

Përtej pegesave, The Information gjithashu zbuloi një funksionalitet të quajtur “secret conversation” (bisedat sekrete). Është e pamundur të arrihet në një konkluzion këtë rast sepse nuk dihet nëse kemi të bëjmë me biseda të enkriptuara apo biseda që mund të fshihen duke i arkivuar ngjashëm em WhatsApp.

Është e mundur që rrjeti social të ofrojë edhe disa risi të tjera si sinkronizimin e kalendarit, shpërndarjen e statuse me një grup të caktuar miqsh dhe një mënyrë të thjeshtë të shpërndarjes së artikujve.

Nuk dihet se kur Facebook do ti ofrojë këtë funksionalitete megjithatë konferenca e zhvilluesve F8 që do të mbahet në datat 12-13 Prill është destinacioni perfekt. (CIO Albanian)

Tags >

facebook
Lajmet e fundit>