Investim

Facebook mund të përfitoj nga shitja e Skype

May 14 2011
0 Shpërndarje
Facebook mund të përfitoj nga shitja e Skype

altNdoshta nuk e ka blerë Skype, por Facebook megjithatë mund të gjej përfitime nga shitja e Skype tek Microsoft.

Më herët gjatë javës, Microsoft njoftoi që ka arritur një marrëveshje për blerjen e gjigantit të video-komunikimeve, Skype, për një shumë rreth 8.5 miliardë dollarë në para të gatshme.

Në konferencë për media, CEO i Microsoft, Steve Ballmer deklaroi që kompania do të përfshij Skype në shërbimet e mëdha siç janë Outlook, dhe sistemet e lojërave Xbox dhe Kinect.

Megjithatë, analistët e industrisë, parashohin që Microsoft do të rrëzojë muret e kompanisë dhe do të lidh Skype edhe me partnerin e tyre, Facebook.

“Facebook mund të përfitoj nga marrëveshja për Skype, duke marrë parasysh lidhjen e tyre të ngushtë me Microsoft,” deklaroi një analist i The Gabriel Consulting Group. “Mund të shoh hapësirë ku Skype mund tu sjell beneficione të dy kompanive. Shtimi i aftësive të Skype në Facebook, do ti jepte Microsoftit një platformë të gatshme për marketing, ndërsa Facebookut do ti ofroj një vegël të re për përdoruesit e tij.”

Microsoft dhe Facebook në tetorin e kaluar njoftuan që janë duke bashkëpunuar për të bërë kërkimin më shoqëror. Të dy kompanitë qartësuan që në atë kohë kjo lëvizje ishte një shtesë në bashkëpunimin e tyre të tanishme. Nga Microsoft në atë kohë deklaruan që me këtë bashkëpunim, përdoruesit duhet të presin më shumë vegla dhe teknologji nga kompanitë në të ardhmen.

Para njoftimit të Microsoft për blerjen e Skype, qarkullonin shumë spekulime që përcaktonin Google dhe Facebook si konkurrentë kryesor për të blerë Skype. Gjatë konferencës së të martës, CEO i Skype, Tony Bates nuk u përgjigj në pyetje se a ka patur edhe kompani tjera të interesuara për blerjen e Skype.

Në vend që të paguaj shumë të lartë për të marrë Skype për vete, Facebook mund të jetë në gjendje të arrij një marrëveshje shumë më pak të shtrenjtë me Microsoft, që të përdor Skype në faqen e saj.

Dhe duke patur parasysh faktin që të dyjat, edhe Microsoft edhe Facebook, janë të lidhura në një luftë të nxehtë me Google, do të ishte më se e pritur që Microsoft ti ndihmoj partneres së saj që të dobësoj konkurrentin e tij më të madh.

Përderisa Microsoft dhe Facebook mund të rëndojnë pozitën e Google, Facebook në anën tjetër mund të shtoj edhe një numër të konsiderueshëm përdoruesish që do të përfitonin nga shërbimet e Skype.

Lajmet e fundit>