Internet

Facebook lejon reklamuesit dhe zhvilluesit të shënjestrojnë me reklamat e tyre modele të caktuara smartfonësh

Jul 23 2014
0 Shpërndarje
Facebook lejon reklamuesit dhe zhvilluesit të shënjestrojnë me reklamat e tyre modele të caktuara smartfonësh

144638499-798x310Facebook po u jep mundësi reklamuesve dhe zhvilluesve të drejtojnë reklamat e tyre drejt smartfonëve dhe tabletëve specifikë. Parametrat e rinj do të lejojnë ata të specifikojnë jo vetëm një platformë mobile specifike si Android ose iOS në reklamat e tyre, por gjithashtu edhe pajisje individuale madje si edhe versionin e softuerit

. Për shembull, kjo do të thotë se reklamuesit ose zhvilluesit do të jenë në gjendje të dërgojë reklama vetëm njerëzve që përdorin një iPad Mini me ekran Retina ose të shenjestrohen pajisjet që kanë iOS 7 ose më shumë. Për më tepër, Facebook gjithashtu do të bëjë të mundur për zhvilluesit të shënjestrojnë pajisje me një konektivitet specifik si për shembull shikimin e reklamave nga përdoruesit vetëm kur janë në Wi-Fi.

Opsionet e reja të shënjestrimit të audiencave do të shfaqen veçanërisht për zhvilluesit e aplikacioneve. Përditësimet shpesh janë të limituara për pajisje specifike dhe mundësia për të dërguar reklama në përputhje me rrethanat do të thotë një kthim të sigurtë të këtij investimi për zhvilluesit.

Një tjetër shembull: Zhvilluesit e video lojërave mund të sigurohen se vetëm individët që janë në një lidhje Wi-Fi mund të shikojnë reklamat e tyre, ndërsa përdoruesit me rrjet 3G ose më të ngadaltë do të lihen jashtë për shkak të nevojës për shkarkim të lartë të dhënash.

Facebook thotë se kjo mund të jetë efektive edhe për kompanitë që njohin modele pajisjesh që janë burim kryesor të ardhurash për ta. Këto mjete të reja do të jenë të disponueshme për reklamuesit dhe zhvilluesit në ditët në vazhdim. Nëse akoma nuk mund ti aksesoni atëherë prisni edhe pak se së shpejti do të vijnë. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>