Aplikacione

Facebook lançon video-bisedat

Jul 7 2011
0 Shpërndarje
Facebook lançon video-bisedat

Të mërkurën Facebook njoftoi për shtesën e re e cila do t’u mundësoj përdoruesve të realizojnë video-thirrje me miqtë e tyre. Ky shërbim i ri vjen në bashkëpunim me Skype, që do të shtoj mundësitë e përdoruesve për të komunikuar ndërmjet vete të cilët deri më tani kanë mundur të bisedojnë vetëm duke shkëmbyer mesazhe të menjëhershme, por jo edhe video-biseda.

Për të aktivizuar këtë veçori përdoruesit duhet të vizitojnë Facebook Video Calling. Aty ata do të aktivizojnë videothirrjet dhe pastaj do të duhet të shkarkojnë shtesën që do duhet të instalohet në pajisjen e tyre. Pas instalimit të saj, lart në shiritin e bisedave do të shfaqet shenja e kamerës e cila do t’u mundësoj të fillojnë një video-thirrje me mikun e tyre, sigurisht nëse edhe ata kanë aktivizuar këtë veçori të Facebook.

Megjithatë ky aplikacion i Facebook mbetet mbrapa Google+, pasi nuk ofron mundësi për biseda grupore. Kjo veçori është në dispozicion për abonuesit me pagesë të Skype.

Kjo risi në Facebook, sipas CEO-s të kompanisë Mark Zuckerberg, është vetëm njëra nga disa që janë të planifikuar pasi gjatë muajve të ardhshëm kompania do të ofroj shumë risi të tjera për 750 milionë përdorues aktiv të rrjetit më të madh shoqëror në internet.

Skype është blerë para disa muajve nga gjiganti Microsoft i cili ka partneritet të ngushtë me kompaninë Facebook.

Lajmet e fundit>