Aplikacione

Facebook lançon ‘Offers’, shton kupona

Apr 17 2012
0 Shpërndarje
Facebook lançon ‘Offers’, shton kupona

Tetë muaj pasi ndërpreu shërbimin Deals, Facebook ka lançuar shërbimin e ri të quajtur Offers, i cili vë në dispozicion lirime dhe kupona nga bizneset që keni ‘Pëlqyer’ në Facebook.

Shërbimi i Ofertave (Offers) së pari ishte paralajmëruar në mars të këtij viti. Ky shërbim do të shpërndahet gjatë muajve në vijim derisa nga shumica konsiderohet vetëm edhe një mënyrë shtesë për reklama nga ky rrjet shoqëror.

Shfrytëzimi i ofertave të Facebook është lehtë. Posa të shihni ofertën që ju intereson juve në njoftimet tuaja, shtypni në linkun ‘Get Offer’ (merr ofertën). Nëse keni më shumë se një email të listuar në llogarinë tuaj në Facebook, duhet të zgjedhni vetëm njërin që të ju dërgojnë ofertën nga Facebook.

Pak kohë pasi të selektoni ofertën, ju do të pranoni një email. Për të shfrytëzuar ofertën duhet ta sillni atë ose të printuar ose me anë të celularit në biznesin adekuat dhe t’ua tregoni stafit punonjës në atë biznes.

Facebook Offers ka data skadimi të vendosura nga biznesi i cili ofron ato shërbime, prandaj keni kujdes të kontrolloni datën e listuar në ofertë. Data e skadimit do të shfaqet edhe në emailin të cilin e pranoni me ofertë.

Gjithashtu duhet të keni parasysh që termet dhe kushtet e ofertës, të cilat kanë rregulla të veçanta për tu konvertuar në shërbim. Që të lexoni termet dhe kushtet e ofertës shtypni në mesazhin kryesor ose referohuni emailit të cilin e pranoni.

Pasi të merrni ofertën, një storie për juve automatikisht do të shtohet në Kohështrirjen tuaj. Kjo do të jetë e dukshme për të gjithë miqtë tuaj, por ju mund të ndryshoni këtë tek aranzhimet e privatësisë nëse dëshironi të mbani ofertat private.

Për të ndryshuar aranzhimet e privatësisë, shtypni tek ‘Miqtë’ afër ikonës ‘Postoje në Kohështrirje’ në kutinë konfirmuese të Ofertave. Selektoni audiencën me të cilën dëshironi të shpërndani storien tuaj, e nëse dëshironi të jetë private atëherë shtypni ‘Vetëm unë’.

Nëse aktiviteti juaj tashmë është postuar në profilin tuaj, ju akoma mund ta fshihni ose ta largoni për të parandaluar miqtë ta shohin atë. për të bërë këtë shkoni tek kutia “Aktiviteti i fundit” në profilin tuaj dhe shtypni X afër stories. Ju gjithashtu mund të zgjedhni ta fshihni ose largoni storien nga Kohështrirja duke vizituar Regjistrin e Aktiviteteve.

Ju s’mund të largoheni nga pamja e shërbimit Offers në lajmet tuaja, dhe disa analistë brengosen që kjo mund të ndikoj tek Lajmet më të populluara. Nëse gjeni që biznesi që keni “Pëlqyer” është duke postuar shumë shpesh, ju ose mund të mos pëlqeni brendin, të fshehni vetëm atë storie, ose të gjithë storiet nga ai brend. /cio.al/

Lajmet e fundit>