Aplikacione

Facebook lançon një matje të re për reklamat e bizneseve

Jan 27 2013
0 Shpërndarje
Facebook lançon një matje të re për reklamat e bizneseve

Facebook businessFacebook ka lançuar një mjet të ri matës për kthimin e përfituar prej reklamave i cili llogarit dhe mat kthimin mbi investimin (ROI) të reklamuesve në rrjetin social.

Bizneset mund të gjurmojnë performancën e reklamave të tyre në Facebook dhe të shohin se sa regjistrime apo transaksione po gjenerohen nga uebfaqja.

“Matja e kthimit dhe optimizimi mund të përdoren në të gjitha reklamat apo ngjarjet e sponsorizuara në Facebook, si dhe në ato të ndërthurura me çdo lloj targetimi”,- shkruan Facebook në postimin në blog. “Matja e kthimit është gjithashtu zgjidhja e vetme që raportohet kur një përdorues sheh një reklamë në një pajisje (për shembull, telefon celular) dhe më pas kalon tek një tjetër (për shembull laptop).

Pra, kjo matje është jashtëzakonisht e domosdoshme në fushatat reklamuese cross-platform.”

Rrjeti social ka kombinuar gjithashtu edhe “optimised cost-per-thousand impressions (CPM)” me mjetin e matjes së kthimit, në mënyrë që bizneset të kenë mundësi të marketojnë produktet dhe shërbimet tek njerëzit që kanë më tepër gjasa t’i blejnë ato.

“Testimet beta kanë treguar se kur mjeti i matjes së kthimit përdorej me reklamat e optimizuara, reduktohej cost-per-conversion me 40% krahasuar me reklamat cost-per-click duke përdorur të njëjtin buxhet.”

Matja e kthimit është e disponueshme në power editor, menaxhimin e reklamave dhe API partners në Facebook. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>