Aplikacione

Facebook lançon Messenger për Windows

Mar 8 2012
0 Shpërndarje
Facebook lançon Messenger për Windows

Facebook zyrtarisht ka lançuar Facebook Messenger për Windows, një aplikacion për desktop që ju lejon të bisedoni dhe të dërgoni mesazhe tek miqtë tuaj në Facebook, të shihni përditësimet e tyre dhe të pranoni njoftime për veprimet e tyre siç janë komentet dhe etiketimet e fotografive. Ju nuk keni nevojë të vizitoni uebfaqen Facebook.com për të përdorur Messenger-in.

Linku i parë për të shkarkuar Facebook Messenger për Windows ishte shfaqur në dhjetor të vitit të kaluar në versionin 2.0.4373.0. Versioni aktual, 2.0.4430.0 kërkon të operoni në sistemin operativ Windows 7. Pra, ju s’mund të instaloni Facebook Messenger nëse përdorni Windows XP, Windows Vista, Mac, ose sisteme tjera operative, edhe pse ky aplikacion është në dispozicion për Android, iPhone dhe Blackberry. Facebook deklaron që ata janë “duke punuar në adaptimin e këtij aplikacioni për më shumë sisteme operative.”

Për të shkarkuar Facebook Messenger për Windows, vizitoni facebook.com/about/Messenger. Kur të shkarkoni dhe hapni Messenger-in për herë të parë, ju do lidheni automatikisht. Pas herës së parë, juve do të ju duhet të lidheni nga aplikacioni. Kur të klikoni mbi mesazhet, ose njoftimet ju do të ridrejtoheni në shfletuesin tuaj. Nëse nuk jeni të kyçur në shfletues, ju do të duhet ta bëni këtë në mënyrë që të shihni përmbajtjen.

Privatësia e Facebook Messenger ka të njëjtat aranzhime sikur për aktivitetet në Facebook.com. Ju s’mund të bisedoni me një grup ose të bëni video thirrje me miqtë tuaj, e as nuk mund të limitoni dispozicionin për llafosje me anë të aplikacionit. Ndërsa këto veti akoma janë në dispozicion kur përdorni ueb-shfletuesin.

Lajmet e fundit>