Aplikacione

Facebook ka në plan përmirësimin e softuerit të identifikimit të fytyrave të përdoruesve

Sep 2 2013
0 Shpërndarje
Facebook ka në plan përmirësimin e softuerit të identifikimit të fytyrave të përdoruesve

facebookPërdorimi i softuerit të identifikimit të fytyrës nga Facebook ka lehtësuar etiketimin e miqve në foto pasi sugjeron emrin e personave në foto pa qenë e nevojshme që përdoruesit të kërkojnë manualisht miqtë e tyre.

Momentalisht softueri thjesht bën krahasimin e fytyrave të njerëzve në foto me fotot të mëparshme të etiketuara, por Facebook kërkon të shkojë një hap më tutje pasi ka në plan të shtojë pjesën më të madhe të përdoruesve në databazën e vet të identifikimit të fytyrave.

Me krijimin e kësaj baze të dhënash kaq masive do të përmirësohet shumë eksperienca e përdoruesve me etiketimin, megjithatë ekziston përsëri problemi i privatësisë.

Shumë njerëz ndoshta nuk do të ndjeheshin komfort me idenë që fotot e tyre do të analizohen në mënyrë që ata të identifikohen menjëherë në fotot e ardhshme. Facebook është kritikuar shpesh për këtë opsion madje rregullatorët gjermanë janë shprehur se ky softuer dhunon ligjet e BE-së të privatësisë.

Është e vërtetë që ky softuer përmirëson etiketimin e miqve në foto, megjithatë çmimi që duhet paguar për aktivizimin e tij është i lartë për përdoruesit. Në fund të fundit etiketimi nuk është një veprim që të kushton shumë kohë edhe nëse e kryen manualisht. Do të duheshin vetëm pak sekonda për të kërkuar emrin e personit dhe kaq. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>