Internet

Facebook: Interneti nuk u prish

Jun 9 2011
0 Shpërndarje
Facebook: Interneti nuk u prish

altPak orë pas Ditës Botërore të IPv6 (World IPv6 Day), Facebook, rrjeti shoqëror më i madh në botë, raportoi që nuk kishte hasur në ndonjë telash.

Testi 24 orësh mbarë botëror i protokollit të ri të komunikimit nuk kishte shkaktuar ndonjë ngadalësim apo telash për Facebook, sipas Donn Lee, inxhinier i lartë rrjeti në Facebook, i cili ndihmoi në krijimin e planit për Ditën Botërore të IPv6.

“Interneti nuk u prish,” tha Lee duke qeshur. “Ashtu siç prisnim, dhe siç shpresonim, ishte një ngjarje pa probleme teknike… Është një lehtësim pasi që kurrë më parë nuk kishim provuar këtë në një shkallë kaq të lartë.”

Testimi i IPv6 filloi të mërkurën në mëngjes në ora 2 sipas kohës tonë evropiane. Shumica e përafërsisht 400 kompanive që morën pjesë në test në të njëjtën kohë lëshuan në përdorim gypin e dyfishtë. Kjo do të thotë që rrjetat po punonin me të dyja edhe IPv4 dhe IPv6, pra nëse kompjuteri do të ishte në gjendje të lidhej me rrjetin IPv6 do ta bënte këtë. Sidoqoftë, nëse s’do të ishte në gjendje të bënte këtë, ai do të hiqte dorë nga kjo dhe do të lidhej me anë të IPv4.

“Kur të gjithë pjesëmarrësit e lançuan… ishte shumë inkurajuese,” tha Lee, i cili punoi me dhjetëra kolegë që nga vjeshta e kaluar që të përgatisnin rrjetin e Facebook për këtë test. “Unë bisedova me njerëzit që punojnë në qendra e thirrjeve (call-center) dhe ata më thanë që nuk kishin pasur ndonjë volum të shtuar të thirrjeve për përkrahje në krahasim me ditët paraprake.”

Lee theksoi që 1 milionë nga 500 deri 600 milionë përdorues të Facebook u lidhën me rrjetin shoqëror me anë të IPv6 të mërkurën.

Ai gjithashtu shtoi që akoma nuk ka informata të sakta për numrin e përdoruesve që hasën në telashe gjatë lidhjes me rrjetin shoqëror, por dyshon që kjo të sillet diku rreth 0.03%.

Tani që testi ka mbaruar, Lee mund të marrë frymë thellë dhe të analizoj të gjitha të dhënat që janë mbledhur gjatë testit.

IPv4, protokolli kryesor për lidhje në Internet, shumë shpejt po mbetej pa IP adresat unike për të gjithë kompjuterët, celularët e mençur, dhe pajisjet tjera që duhet të lidhen me internet. Kjo ngritje në IPv6 pritet të sjell 4 miliardë herë më shumë adresa sesa IPv4.

 

Lajmet e fundit>