Slider

Facebook i kërkon DEA-s të mos hapë profile të rreme

Oct 19 2014
0 Shpërndarje
Facebook i kërkon DEA-s të mos hapë profile të rreme

dea-raid-tim-sloan-afp-gettyProfilet e rreme në rrjetet sociale kanë kohë që janë pjesë e strategjisë së departamenteve të ndryshëm të policisë për të luftuar krimin. Shpeshherë policia përgjon profilet e të dyshuarve duke dhunuar në njëfarë mënyre privatësinë e tyre. Por rrjetet sociale nuk janë shprehur aq të kënaqur ndaj këtij fakti.

Së fundmi Facebook i ka dërguar një letër-kërkesë skuadrës së antidrogës, DEA që të mos hapë profile të rreme apo gjëra të tjera të ngjashme në këtë rrjet social pasi kjo është kundër rregullave të Facebook. Sipas rrjetit social, DEA “kërcënon” identitetin e përdoruesve të tij, ndërsa Facebook po kërkon gjithnjë e më shumë të forcojë besimin e tyre. Nuk dihet akoma nëse kjo letër do të mirëpritet nga departamenti i policisë apo situata do të vazhdojë e njëjtë. Ndërkohë, Mark Zuckerberg dhe skuadra e tij janë në kontakt me disa firma ligjore për rastet e ardhshme. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>