Business & Management

Facebook i jep postin e shefit të sigurisë së informacionit Alex Stamos të Yahoo

Jun 25 2015
0 Shpërndarje
Facebook i jep postin e shefit të sigurisë së informacionit Alex Stamos të Yahoo

628x-1Facebook Inc ka punësuar ish punonjësin e Yahoo, Alex Stamos duke e vendosur atë në postin e shefit të sigurisë së informacionit. Facebook ka si qëllim ti bëjë produktet dhe shërbimet e kompanisë më të sigurta për përdoruesit e saj të cilët e kalojnë shifrën e 1.44 miliardëve. 36 vjecari Stamos, i cili ishte pjesë e Yahoo për më shumë se një vit, përmes një postimi në Facebook deklaroi se ai do të fillonte punë në Facebook që nga data 29 qershor.

Stamos do të zërë postin i cili deri më sot mbahej nga Joe Sullivan. Sullivan dha dorëhqjen nga Facebook në muajin prill për t’ju bashkuar Uber Technologies Inc. Stamos deklaroi se ai do të punojë fort për të ndihmuar Facebook-un të jetë më i sigurt se kurrë. Ai shtoi se teknikat e sigurisë të përdorura nga Facebook deri më sot kanë qënë tepër inovative dhe puna e tij është të vazhdojë të sjellë risi në fushën e sigurisë së informacionit. (PC World Albanian)

Tags >

facebook
Lajmet e fundit>