Business & Management

Facebook i bashkohet NASDAQ-100, RIM jashtë liste

Dec 18 2012
0 Shpërndarje
Facebook i bashkohet NASDAQ-100, RIM jashtë liste

NASDAQ-100 është një indeks në tregun e bursave që gjurmon performancën e kompanive më të mëdha jo financiare në botë.

Çdo vit të dhënat e përfshira në të përditësohen duke u rifreskuar në bazë të ndryshimeve që kanë ndodhur gjatë këtij harku kohor. NASDAQ ka deklaruar se si do të ndryshojë indeksi i vet për vitin 2013 duke matur sukseset dhe dështimet në industrinë e teknologjisë.

Facebook-u, do të përfshihet në indeks, pavarësisht polemikave lidhur me IPO-në e saj në fillim të vitit. Nga ana tjetër, RIM largohet nga lista, duke konfirmuar edhe njëherë periudhën e vështirë që po kalon kompania aktualisht.

Ndoshta fakti më surprizues është që edhe Neflix është përjashtuar nga lista. Ndoshta kjo lidhet edhe me vendimin e kompanisë gjatë vitit 2011 për të ndarë planet “streaming” nga ato të DVD-ve me qera, e cila nënkuptoi vështirësitë e saj.

Gjithsesi, shërbimi “streaming” ka pasur një adaptim të madh këtë vit, kështu që nuk mund të konsiderohet dështim. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>