Investim

Facebook hedh poshtë ofertën 15 miliardë $ nga Microsoft

Jan 26 2011
0 Shpërndarje
Facebook hedh poshtë ofertën 15 miliardë $ nga Microsoft

Një ekzekutiv i Microsoft-it, gjatë fjalimit të tij në një konferencë teknologjie në Paris, konfirmoi që kompania kishte bërë një ofertë për të blerë Facebook-un para tre vitesh

Gjatë një konference mbi teknologjinë të mbajtur të premten në Paris, një ekzekutiv i Microsoft-it (MSFT) konfirmoi se kompania kishte bërë një ofertë për të blerë Facebook-un para tre vitesh.Sipas Fritz Lanman, drejtor kryesor i korporatës Microsoft për strategji dhe përvetësim, Mark Zuckerberg, CEO i Facebook, ka hedhur poshtë një ofertë 15 miliardë dollarëshe nga CEO i Microsoft-it, Steve Ballmer. Lanman i zbuloi këto informacione për marrëveshjen e dështuar derisa fliste në konferencën e teknologjisë LeWeb në Paris.

“Po, kemi provuar të blejmë Facebook-un”, deklaroi Lanman gjatë një intervistë të shkurtër jashtë sallës, sipas një  raporti nga TechCrunch. ” Facebook kishte shumë ngjashmëri me Microsoft.”
Pasi Facebook kundërshtoi ofertën e Microsoft-it, Lanman deklaroi se Microsoft-i ka investuar një shumë prej 240 milionë $ si përqindje e vogël në kompaninë e rrjetit shoqëror.

Microsoft dhe Facebook vazhdojnë të punojnë së bashku dhe në tetor deklaruan se ishin duke bashkëpunuar për ta bërë kërkimin më shoqëror. Si pjesë e këtij partneriteti, kërkimi në Facebook, i cili fuqizohet nga Bing i Microsoft-it, është duke e thjeshtësuar mënyrën për të gjetur njerëzit në faqen e rrjetit shoqëror.
Lanman deklaroi se Facebook një ditë do të mund të bëhet po aq i vlefshëm sa Microsoft.

“Është e lehtë të thuhet se Microsoft-i humbi një mundësi të madhe pasi nuk mundi të blejë Facebook kur Ballmer takoi Zuckerbergun”, tha Dan Olds, një analist në Gabriel Consulting Group. “Edhe pse Microsoft ofroi një shumë të majme parash, oferta hidhej poshtë vazhdimisht. Për shkak se ajo është një kompani private, më e mira që [Microsoft] mund të bënte ishte të merrte një përqindje me 240 milionë $.”

Dhe vendimi i Zuckerbergut mund të jetë një ide e mirë për kompaninë e re. “Kush do të kishte thënë që Facebook mund të ishte po aq i suksesshëm edhe nëse Microsoft-i do ta kishte blerë atë?”, pyeti Olds. “Për të gjitha ato që dimë, Microsoft-i ka prishur arritjen e një marrëveshjeje.”

Sharon Gaudin mbulon teknologjinë e Internetit dhe Web 2.0 si dhe çipat e desktopëve dhe laptopëve për Computerworld. Ndiqeni Sharon-in në Twitter @sgaudin.

Lajmet e fundit>