Business & Management

Facebook hap Audience Network për të sjell fitime për zhvilluesit e aplikacioneve mobile nga reklamat

Oct 9 2014
0 Shpërndarje
Facebook hap Audience Network për të sjell fitime për zhvilluesit e aplikacioneve mobile nga reklamat

facebook-audience-network-featureGjatë muajit prill, Facebook paraqiti Audience Network, që është rrjeti i vet i reklamave për pajisjet mobile. Pas një faze të kufizuar testuese, Facebook ka zbuluar që tani zyrtarisht është duke e hapur atë për biznese në mbarë globin.

Audience Network është dizajnuar për të ndihmuar publikuesit dhe zhvilluesit për të siguruar përfitime monetare nga aplikacionet e tyre mobile duke shfaqur reklamat e Facebook-ut tek përdoruesit e vet, duke zgjeruar kështu praninë e Facebook-ut tek shërbimet e palës së tretë.

Në dispozicion në tre formate – baner, i ndërmjetëm dhe vendës – Audience Network duhet të ndihmojë kompanitë në sjelljen e reklamave më të përshtatshme për përdoruesit e tyre. Ndonëse është hapur teknikisht për të gjithë, ju ende duhet të aplikoni për të pasur qasje në Audience Network. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>