Siguri

Facebook gjobitet me 150 mijë Euro nga autoritetet Franceze

May 16 2017
0 Shpërndarje
Një gjobë 150,000 Eurosh është tejet e vogël kur bëhet fjalë për një kompani si Facebook e cila ka 8 miliard dollar të ardhura në tre muaj dhe vlerë tregu prej 435 miliard dollar. Facebook gjobitet me 150 mijë Euro nga autoritetet Franceze Photo Source: Reuters

Facebook është gjobitur me 150 mijë Euro nga Autoritetet Franceze për Mbrojtjen e të Dhënave të Konsumatorit si rezultat i dështimit të kompanisë për të mbrojtur të dhënat nga reklamuesit.

Një gjobë 150,000 Eurosh është tejet e vogël kur bëhet fjalë për një kompani si Facebook e cila ka 8 miliard dollar të ardhura në tre muaj dhe vlerë tregu prej 435 miliard dollar.

Por është shuma maksimale e cila mund të imponojë ky autoritet bazuar në hetimet e filluara. Por nga Tetori autoriteti në fjalë mund të gjobisë subjektet deri në 3 milion Euro.

Vitin e kaluar kërkuan nga Facebook ndalimin e gjurmimit të përdoruesve dhe transferimit të të dhënave në Shtetet e Bashkuara. Facebook argumentoi se vetëm autoritetet Irlandeze të mbrojtjes së konsumatorit mund të formulojnë akte dhe sanksione të tilla duke qenë se zyrat qëndrore të rrjeti social për Europën janë në Dublin.

Në 2018-ën pritet të hyjë në fuqi një ligj i ri Evropian me të cilin mund të gjobisin kompanitë deri në 4% të të ardhurave vjetore. /CIO Albanian

Tags >

facebook
Lajmet e fundit>