Investim

Facebook forcon lidhjen me WordPress

Jun 14 2012
0 Shpërndarje
Facebook forcon lidhjen me WordPress

Facebook zbuloi gjatë të martës një shtojcë për veglën bloguese WordPress, e cila ofron ndërlidhje të zgjeruar mes të dyja rrjeteve.

Kjo lëvizje do t’i vendosë veglat e rrjetit Facebook në më shumë faqe përgjatë uebit dhe do të sjellë përmbajtjen nga platforma e vet në Facebook. Sipas lajmit nga rrjeti Facebook, softueri WordPress është përdorur për të krijuar 17 për qind të gjithë përmbajtjes në ueb, duke numëruar kështu 600 milionë vizitorë unikë mujorë. Për shembull, uebfaqja e re e New York Times e përdor WordPress-in.

Duke përdorur veçoritë e sapolëshuara, krijuesit e ndërmarrjes mund t’i shohin të paraqitura automatikisht postimet e tyre nga WordPress, të shpërndara në furnizuesin me përditësime në Facebook, ose faqen e ndërmarrjes. Duke mos e lënë ndërfaqen e WordPress-it, kur i shpërndajnë lidhjet, autorët mund të shtojnë komente ose të etiketojnë shokët nëpër postime të reja.

Një veçori e re do t’iu ofrojë lexuesve rekomandime të personalizuara për lexim të mëtejshëm në uebfaqen e fuqizuar nga WordPress-i, të cilin e vizitojnë, duke u bazuar në algoritmet e rrjetit Facebook.

Megjithëse disa funksione të rrjetit Facebook tashmë ishin në dispozicion në WordPress, ndërlidhja e re largon nevojën për të futur kod në përmbajtjen e tyre. Veçoritë paraqiten te lista e opsioneve që mund të zgjidhet nën “Facebook settings” dhe “widget settings”. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>