Investim

Facebook dyfishon reklamat

Dec 6 2011
0 Shpërndarje
Facebook dyfishon reklamat

 

Facebook ka dyfishuar praninë në tregun e reklamave në vitin 2010 në krahasim me vitin paraprak. Në fakt kur shikojmë më thellë listën e uebfaqeve lidere në tregun e reklamave shihet që Facebook është e vetmja që ka pasur një rritje konstante.

Ky treg gjithmonë është dominuar nga kompania Google e cila si konkurrentë tradicional ka pasur kompanitë Microsoft, Yahoo, dhe AOL. Rritja e popullaritetit dhe menaxhimi i suksesshëm i menaxherëve të Facebook të komercializojnë uebfaqen në të njëjtën kohë duke mos tensionuar marrëdhëniet me përdoruesit me shfaqjen e reklamave të shumta e të bezdisshme ka qenë njëri ndër faktorët kyç për këtë sukses.

Kur shohim tabelën e shpërndarjes së tregut të reklamave në internet në pesë vitet e fundit vërejmë dominimin e vazhdueshëm të Google. Megjithëse gjendet shumë para konkurrentëve të tjerë Google nuk ka pasur një rritje të vazhdueshme në pesë vitet e fundit, ashtu siç ka ndodhur me Facebook. Por, me mbi 44% të zotërimit të tregut të reklamave në internet Google vazhdon të qëndroj lart mbi të tjerët. Microsoft ka pësuar përgjysmimin  e pranisë në treg krahasuar me vitin 2006, Yahoo ka rënë më shumë se 60%, derisa rënien më të madhe e ka përjetuar kompania AOL.

Në anën tjetër Facebook ka vazhduar të dyfishoj praninë në tregun e reklamave në internet. Me 3.1% mbizotërim në tregun e reklamave, Facebook i është afruar partnerit strategjik të saj, Microsoft që ka 4%, dhe me këtë trend rritjeje dhe trendin e ngushtimit të tregut të Yahoo-s që tani ka 8.3%, vitin e ardhshëm mund të afrohet edhe më shumë. Ndërsa Google vazhdon të qëndroj në krye e pakërcënuar nga konkurrentët me 44.1% të tregut sipas shifrave të fundit të publikuara në raportin e agjencisë ZenithOptimedia.

 

 

Lajmet e fundit>