Business & Management

Facebook do të sistemojë punonjësit në kompleksin e shtëpive pranë selisë së tij

Oct 6 2013
0 Shpërndarje
Facebook do të sistemojë punonjësit në kompleksin e shtëpive pranë selisë së tij

Facebook-HQ-Facebook po kërkon të sistemojë punonjësit e tij të Menlo Park në një projekt të propozuar 120 milionë $ që synon ndërtimin e shtëpive në një kompleks brenda distancës së selisë së tij.

Kompleksi, do të përfshijë 394 njësi dhe shtëpi, bashkë me një bar sporti dhe një qendër ditore të kujdesit ndaj kafshëve. Selia e Silicon Valley e Facebook-ut duket si një qytet i vogël.

Kompleksi përfshin një doktor, një dyqan riparimi biçikletash dhe disa restaurante. Facebook-u, i cili po punon me St. Anton Partners mbi projektin 55742 m2, po subvencionon koston e 15 njësive për të lejuar shtëpi me kosto të ulëta. Kompleksi i shtëpive mund të sistemojë vetëm një minimum prej 10% të stafit të Menlo Park të Facebook-ut.

Me qëllim reduktimin e udhëtimeve për punonjësit e tij, Facebook po ndërton një linjë midis rehatimit të punonjësve dhe gjithashtu një mjedisi ku nuk ekziston një ndarje e qartë midis ambientit të punës dhe shtëpisë.

Kompleksi ka marrë emra si “Zuckland” dhe “Facebookville” dhe ngjan me qytetet kompani në fillim të shekullit 20 ku punonjësit ishin më shumë si shërbëtorë për punëdhënësit e tyre. (CIO Albanian)

Screen-Shot-2013-10-03-at-11.08.04-AM

Lajmet e fundit>