Internet

Facebook dhe Twitter ndihmojnë me të dhëna për uraganin Irena

Aug 28 2011
0 Shpërndarje
Facebook dhe Twitter ndihmojnë me të dhëna për uraganin Irena

Me përgatitjet e njerëzve në pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara për urganin Irena, rrjetet shoqërore janë duke u përdorur për t’u informuar për rrugën e vet dhe si të ballafaqohen më së miri me të.

Agjensitë federale, organizatat për ndihmë gjatë fatkeqësive dhe qeveritë e shtetit e kanë marrë përsipër detyre që t’i lajmërojnë njerëzit për stuhinë që po iu afrohet. Organizatat janë gjithashtu duke përdorur rrjete shoqërore për të lajmëruar plane të evakuimit dhe për të biseduar se si më së miri të shpëtojnë nga stuhia.

Kjo nuk duhet të jetë befasuese, pasi që më herët gjatë kësaj jave, Kryqi i Kuq Amerikan raportoi që njerëzit me të madhe janë duke u kthyer kah rrjetet shoqërore për informacion rreth stuhive që vijnë dhe fatkeqësive të tjera natyrore.

Raporti i Kryqit të Kuq raportoi që njerëzit janë duke përdorur faqet si Facebook, Twitter dhe Google+ për të kërkuar ndihmë gjatë një krize, e po ashtu edhe për t’i informuar të afërmit që ata janë të sigurt.

Me afrimin e uraganit Irena në anën lindore, Kryqi i Kuq ka krijuar një album të fotografive të njerëzve në Facebook për të treguar për përgatitjet e njerëzve për këtë uragan.

Dhe sot guvernatori i Virxhinas, Bob McDonnell, përdori Facebook-un për t’i paralajmëruar banorët për ta marrë “seriozisht nevojën për t’u përgatitur nga kjo stuhi domethënëse dhe për t’i përgatitur familjet, shëtpitë dhe komunitetet e tyre për evakuim të mundshëm”. Ngjashëm, kryetari i komunës së Nju Gjersit, Cory Booker, postoi në Facebook një video të një konference për shtyp që ai e mbajti për stuhinë.

Guvernatori i Nju Gjersit, Chris Christie, shkoi në Twitter për të lajmëruar që ai ishte duke planifikuar një konferencë në lajme për përgatitjet për uraganin.

Dhe Nju Jork Times është duke përdorur rrjetin Twitter për të treguar një listë të informacioneve dhe burimeve që kanë të bëjnë me urganin. Lista përfshin lidhje për parashikimet e motit, listën e qendrave të evakuuara dhe ndryshimet dhe shtyrjet e shërbimit të autobusëve./cio.al

Lajmet e fundit>