Internet

Facebook blen softuer për libra digjital

Aug 3 2011
0 Shpërndarje
Facebook blen softuer për libra digjital

Facebook ka blerë Push Pop Press, një firmë që ka zhvilluar një softuer për krijimin e librave digjital interaktiv për një shumë të pa publikuar.

Nga kompania deklaruan që nuk kanë në plan të futen në biznesin e librave digjital, por disa ide dhe teknologji të kësaj kompanie do të integrohen me Facebook, pa dhenë detaje shtesë.

Kompania është bashkë-themeluar nga ish punëtorë të Apple, Mike Matas dhe Kimon Tsinteris, një prodhues të librave dhe mediave digjitale, Melcher Media, dhe një kompani tjetër mediatike Rodale, me qëllim për të ofruar aplikacionin digjital të librit të ish-nënpresidentit amerikan Al Gore “Our Choice” (Zgjedhja ynë) në iPad, iPhone, dhe iPod touch.

Megjithatë pos këtij titulli të publikuar në muajin prill, për momentin kompania Push Pop Press nuk planifikon të publikoj tituj të ri, derisa libri i Al Gore do të mbetet në shitje dhe përfitimet nga shitja do të shkojnë si donacion për The Climate Reality Project, fondacion i Al Gore kundër ngrohjes globale.

“Ne s’mund të presim që bashkë-themeluesit Mike Matas dhe Kimon Tsinteris të fillojnë të punojnë për neve, dhe që disa nga këto teknologji dhe ide prapa Push Pop Press të bëhen pjesë e komunikimit të miliona përdoruesve të Facebook,” shkruan në deklaratën zyrtare të Facebook.

Lajmet e fundit>