Internet

Facebook blen patenta të IBM

Mar 23 2012
0 Shpërndarje
Facebook blen patenta të IBM

Facebook ka blerë më shumë se 750 patentë nga kompania IBM, të cilat mendohet se do ti kryejnë punë për tu mbrojtur nga ndonjë padi potenciale e Yahoo-s.

Facebook ishte në rrezik për të arritur marrëveshje me Yahoo ose të licencojë patentat e ish-gjigantit teknologjik për ti ikur mosmarrëveshjeve eventuale para hyrjes në bursë. Gjithashtu ka mundur të kërkonte jovaliditetin e këtyre patentave në gjykatë, por ky veprim do të mund të prekte çmimin fillestar të aksioneve në bursë dhe mund të frikësonte investitorët potencial.

Pasi që Facebook është kompani relativisht e re, nuk ka ndonjë portofol të patentave si gjigantët tjerë teknologjik. Gjithë çfarë ka Facebook janë 56 patenta të pranuara dhe 503 kërkesa për patentim në SHBA. Me futjen eventuale në bursë dhe një vlerësim që konsiderohet të kap shifrat prej 100 miliardë dollarësh, Facebook ishte i lëndueshëm dhe një target luksoz për paditë e mundshme të Yahoo.

Blerja e patentave të IBM, rrit numrin e patentave të Facebook mbi 800 që do ti jap një pozitë më të volitshme përballë padive eventuale nga ndonjë gjigant tjetër teknologjik, në një kohë kur pothuajse çdo ditë kemi nga një proces gjyqësor ndërmjet kompanive teknologjike për shkak të patentave.

Vitin e kaluar Facebook kishte pranuar 22 padi për patenta, për të cilat mendohet se do të arrijnë marrëveshje së shpejti. Në anën tjetër kjo shitje nuk pritet të lëndojë IBM e cila ka shtuar mbi 6100 patenta vitin e kaluar që është shndërruar në një biznes i rëndësishëm për kompaninë.

Lajmet e fundit>