Business & Management

Facebook blen kompaninë e njohjes së zërit Mobile Technologies

Aug 25 2013
0 Shpërndarje
Facebook blen kompaninë e njohjes së zërit Mobile Technologies

facebookFacebook është gati për të blerë një kompani të specializuar në identifikimin dhe përkthimin e fjalëve me zë. Kjo lëvizje mund ta ndihmojë Facebook-un të lidhet më mirë me përdoruesit në gjithë botën.

Marrëveshja për të blerë Mobile Technologies u publikua nga vetë Facebook në një postim ne blog, ndërsa nuk u dha asnjë detaj lidhur me kushtet e kontratës së blerjes.

“Besojmë se kjo blerje është një investim në planet tona afatgjata,” shkruhej në blog. Teknologjia e njohjes së zërit po shndërrohet në një element thelbësor në mënyrën se si i përdorin njerëzit pajisjet mobile apo se si aksesojnë uebin, prandaj blerja e Mobile Technologies “do të na ndihmojë të pasurojmë produktet tona.” Produkti kryesor i Mobile Technologies është Jibbigo, një aplikacion mobile që përkthen fjalët apo fjalimet. Facebook planifikon të vazhdojë me suportin për aplikacionin, për momentin.

Nga ana tjetër, Mobile Technologies ka zhvilluar edhe shërbimin e parë automatik, i cili bën përkthim në të njëjtën kohë me personin që mban leksionin, me qëllim që të lehtësojë punën në ambientet universitare. Infrastruktura e gjerë e Facebook-ut do t’i mundësojë Mobile Technologies të ndërtojë produkte më të mira, u shpreh kompania. Ata shtuan se “Facebook është platforma ideale për të aplikuar teknologjinë në terma botërorë.” Shërbimet e Mobile Technologies mund ta ndihmojnë Facebook-un të konkurrojë me rivalët e njohjes së zërit si Google apo Apple. Google, për shembull, ofron aplikacionin Google Translate për të bërë përkthime në gjuhë të ndryshme të botës, ndërsa Apple ofron teknologjinë e njohjes së zërit përmes Siri-t në smartfonë. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>