Investim

Facebook blen Instagram-in

Apr 10 2012
0 Shpërndarje
Facebook blen Instagram-in

Facebook ka mbyllur marrëveshjen për blerjen e aplikacionit për shpërndarjen e fotografive Instagram për rreth 1 miliardë dollarë në para të gatshme dhe stoqe. Instagram do të vazhdoj të funksionoj si aplikacion me markë tregtare të pavarur nga Facebook, por shërbimet do të lidhen ndërmjet njëra-tjetrës. Transaksioni pritet të mbyllet gjatë këtij çereku fiskal pas përfundimit të procedurave standarde.

Me 27 milionë përdorues të regjistruar vetëm në iOS, Instagram dalëngadalë po pozicionohej si një rrjet shoqëror në vetvete duke tejkaluar edhe funksionin e saj primar që ishte shpërndarja e fotografive. Ky numër do të vazhdonte të rritej me hapa edhe më të shpejtë pas paraqitjes të versionit për Android. Vetëm gjatë 24 orëve të para aplikacioni ishte shkarkuar më shumë se 1 milionë herë dhe me këtë trend do të shkonte në më shumë se 50 milionë përdorues të regjistruar për shumë pak.

Në konkurrencë për blerjen e Instagram ishin Google dhe Facebook të cilat kishin bërë disa oferta gjatë 18 muajve të fundit. Në fund oferta e Mark Zuckerberg ishte më e volitshme për Kevin Systromin dhe Mikre Kriegerin, themeluesit e Instagram. Systrom njoftoi në bllogun e tij që ‘Instagram s’do të zhduket’.

Njoftimin për këtë blerje e bëri edhe Mark Zuckerberg nga ana e tij me njo postim në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.

Lajmet e fundit>