Internet

Facebook asgjëson virtualizimin, synon mikroserverët e Intel

Mar 17 2011
0 Shpërndarje
Facebook asgjëson virtualizimin, synon mikroserverët e Intel

altGjatë ditës së martë Facebook ka bërë të ditur se po i ikën trendit të virtualizimit të serverëve dhe në vend të kësaj do të interesohet më shumë në mikro-serverët jo të shtrenjtë të Intel, që janë mjaft të mirë për rritje të shpejtë dhe efikasitet. Gjiganti i social doli në përkrahje të planeve të Intel për një zgjerim të procesorëve për mikroserver, përderisa Gio Coglitore, drejtor i laboratorëve të Facebook, foli në konferencën e shkurtër të Intel në San Francisco. Në ngjarje, Intel tha se do të prezantoj katër çipe të reja për mikroserver këtë vit dhe në vitin 2012, që do të përfshijnë modele prej Xeon 45-vat deri në procesorët të bazuar në Atom me më pak se 10-vat shpenzime energjie. Të gjithë do të kenë veçori të klasës së lartë si pajtueshmëri 64-bitëshe dhe memorie ECC (Kodi-Korrektues për Gabime).

Coglitore tha se Facebook ka testuar mikroserverët në prodhim dhe është e interesuar në arkitekturën e tyre për qendra masive të të dhënave. Përfshirja e këtyre serverëve është çelësi për kompaninë që të jetë në gjendje të përdorë mikroserver, vazhdoi ai.

Mikroserverët, një koncept që Inteli prezantoi në vitin 2009, janë server të vegjël, me një procesor, dhe me shpenzime të vogla të energjisë e që mund të paketohen në qendra të të dhënave më dendur se një mbajtëse e Blade-serverëve. Boyd Davis, nënpresident në Intel Architecture Group tha se ,ikroserverët në mbajtëse zakonisht bashkërisht energjinë dhe freskimin dhe gjithashtu mund të shfrytëzojnë edhe hapësirën ruajtëse dhe lidhjet rrjetore.

Sipas Intel, prodhuesit përfshirë Dell, Seamicro dhe Tyan kanë adaptuar këtë arkitekturë, që më së shumti ka qenë e popullarizuar në mesin e ofruesve të shërbimeve cloud për hostim të shkallës së lartë dhe Web shërbime. Kompania pret që mikroserverët të përbëjnë rreth 10 % të tregut të përgjithshëm të procesorëve për server.

Serverët e Facebook

Serverët ku vepron Facebook janë gati të fillojnë përdorimin e mikroserverëve, u shpreh zyrtari i Facebook. “Pas njoftimit të Intel, gjithçka është gati”, shtoi ai. Facebook ndoshta do të filloj implementimin e mikroserverëve në një shkallë të lartë më vonë gjatë këtij viti, ose në fillim të vitit të ardhshëm.

“Facebook përdor lloje të ndryshme serverësh në pjesë të ndryshme të të qendrave të dhënave të saj, por mospëlqimi i kompanisë rreth virtualizimit zgjerohet në tërë infrastrukturën e saj” , tha Coglitore. “Në testimet tona ne mësuam që një mjedis i realizuar sjell efektshmëri dhe aftësinë e shkallëzimit më të lehtë,” tha Coglitore. “Nëse virtualizimi ishte drejtimi i duhur, ne do të ishim një mjedis i virtualizuar.”

Facebook dëshiron të jetë në gjendje të balancojë proceset e saja kompjuterike nëpërmjet shumë sistemeve dhe potencialisht të humb një server pa degraduar përvojën e përdoruesve.
“Pasi filloni të virtualizoni, rëndësia e atij serveri individual është e zmadhuar në masë të madhe, dhe kur ju e keni në atë shkallë, ajo bëhet shumë e rëndë,” tha Coglitore. Ai preferon të mendoj për pjesën kompjuterike si “ushtarë këmbësorë” pa fytyrë dhe lehtë të ndërrueshëm. Virtualizimi e bën më të vështirë trajtimin e burimeve harduerike në atë mënyrë. Të përdorësh faqe të softuerëve virtual gjithashtu prin në mbyllje, vazhdoi ai.

Sipas Coglitore, edhe nëse Facebook mund të përfitojë platforma serverësh më të fuqishme për disa funksione, nganjëherë ai kthehet kah sistemet më të lira për arsye buxhetore. Facebook preferon të ndryshoj serverët çdo dy ose tri vite, duke përcjellë ciklet rifreskuese të procesorëve të Intel dhe prodhuesve tjerë.

Për momentin Intel distribuon procesorë Xeon 45-vatësh dhe Xeon 30-vatësh për mikroserverë. Çipat e ardhshëm për mikroserver do të përfshijnë E3-1260L 45-vatësh dhe E3-1220L 20-vatësh, të cilët tashmë janë shpërndarë tek prodhuesit e serverëve, dhe një çip të paemëruar 15-vatësh , që bazohet në arkitekturën Sandy Bridge.

Lajmet e fundit>