Microsoft

ExtremeTech: Steven Sinofsky u pushua nga Steve Ballmer

Nov 24 2012
0 Shpërndarje
ExtremeTech: Steven Sinofsky u pushua nga Steve Ballmer

Kur u përhap lajmi se Steven Sinofsky ishte larguar nga Microsoft-i, kompania e publikoi lajmin në një mënyrë të tillë që dukej sikur ai kishte dhënë dorëheqjen.

Tashmë, ExtremeTech raporton se e vërteta është ndryshe: Sinofsky është pushuar nga Ballmer. Në këtë raportim thuhet se Sinofsky u pushua nga puna menjëherë dhe papritur, pasi nuk kishte pranuar të jepte dorëheqjen. Megjithatë, arsyet e vërteta nuk dihen ende.

Të punoje me Sinofsky-n dihej tashmë se ishte vërtet e vështirë. Thuhet se ai refuzoi të vendoste suportin e tabletëve në Windows 7 dhe se ecte shumë ngadalë me projektet në përgjithësi.

Nëse këto janë të vërteta, mund të shihet lehtësisht se ai nuk mund të përshtatej mirë në Microsoft, një kompani që tenton të përmirësojë dhe zhvillojë në mënyrë të vazhdueshme produktet e saj.

Duke pasur parasysh raportimet e mësipërme, arrijmë në përfundimin se largimi i Sinofsky-t nuk kishte të bënte me suksesin apo dështimin e lançimit të Windows 8 (një thashethem që ka qarkulluar kohët e fundit).

Mesa duket, e gjithë kjo ka ardhur nga përplasjet e kulturave të ndryshme të drejtuesve, të cilat ndikojnë në unitetin dhe harmoninë e një kompanie.

Megjithatë, roli i tij në Microsoft kishte rëndësinë e vet dhe shumë analistë mendojnë se koha e largimit të tij nga puna nuk ishte e përshtatshme. (CIO Albanian)

Tags >

microsoft
Lajmet e fundit>