Siguri

Evropa miraton një ligj të ri për mbrojtjen e të dhënave të qytetarëve

Mar 14 2014
0 Shpërndarje
Evropa miraton një ligj të ri për mbrojtjen e të dhënave të qytetarëve

BEPolitikanët evropianë votuan me shumë vota gjatë ditës së mërkurë një ligj të ri që favorizon mbrojtjen e të dhënave të qytetarëve. I ashtuquajturi “Data Protection Regulation” u miratua me 621 pro, 10 kundër dhe 22 abstenim. “Mesazhi që po na dërgon Parlamenti Evropian është i qartë: Kjo reformë është një domosdoshmëri dhe tashmë është e pakthyeshme,” u shpreh Komisionerja Viviane Reding, e para që propozoi ligjin.

“Synimi i Evropës duhet të jenë rregullat e reja për mbrojtjen e të dhënave. Pas skandaleve me spiunazhet nga SHBA-ja, mbrojtja e të dhënave është më tepër se kurrë një avantazh konkurrues,” tha ajo në një deklaratë.

Gjatë javëve të fundit kishte pasur dyshime se nëse do të ndodhte ndonjë vonesë në votime, i gjithë procesi do të binte më pas në duart e një parlamenti të ri që do të krijohet pas zgjedhjeve të majit. Parlamenti aktual do të kontaktojë tashmë me ministrat e shteteve të BE-së për të rënë dakord për hartimin e një axhende për të siguruar zbatimin e ligjit.

Pas lajmit të votimit të ligjit të ri, organizata DigitalEurope, e cila përfaqëson industrinë e teknologjisë, u shpreh se përpjekjet janë bërë duke i përshtatur me ekonominë dixhitale. Në deklaratë organizata shton gjithashtu se duhet më tepër punë.

“Dokumentet e paraqitura në seancën e sotme plenare të Parlamentit Evropian janë shumë normative. Kështu frenohet mundësia e Evropës për të përfituar nga mënyrat e reja të përdorimit të të dhënave. Kjo do të sjellë që Evropa të vendoset në disavantazh me pjesët e tjera të botës, të cilat po përqafojnë teknologjitë e reja,” shkruhej në deklaratë. (CIO Albanian)

Tags >

privatesi
Lajmet e fundit>