IT Organizate

Evoluimi i TI-së e bënë kompaninë më konkurrente

Jul 9 2012
0 Shpërndarje
Evoluimi i TI-së e bënë kompaninë më konkurrente

Me qindra zyra në 71 vende të ndryshme, dhe 98% të kompanive Fortune 500 si klientë të saj, Diversified Agency Services filloj një evoluim 18 mujor të të dhënave kritike të biznesit në tre qendrat e të dhënave.

Menaxhimi i teknologjisë së informacionit është një sfidë e madhe për çdo organizatë të shpërndarë gjeografikisht. Ka sisteme ndërmarrjesh që mbikëqyrin, mjete bashkëpunimi për të menaxhuar dhe teknologji të panumërta që duhen të integrohen. Megjithatë, disa organizata përballen me sfidat e DAS-së, një kompani me seli në Nj Jork që operon më shumë se 100 reklama, marketing dhe firma të specializuara komunikimi përmes 700 zyrave në 71 vende. Në muajin mars, kompania, një divizion i Omnicom Group, filloi një evoluim 18 mujor të të dhënave kritike të biznesit në tre qëndrat e të dhënave të artit të shtetit në Atlanta, Feniks dhe Londër.

“Ishte nevoja të krijohej një arkitekturë e qëndrueshme e TI-së në mënyrë që kompania të mund të përmirësonte përformansën dhe të ulte kostot,” thotë Jason Cohen, CIO global. “Ne duhej të përballonim teknologjinë në mënyrë që t’u ofronim shërbime klientëve tonë bazuar në botën e re digjitale që sot ka përhapur rrënjët e saj në çdo cep të botës.”

Nuk është një detyrë vogël, veçanërisht për një firmë që pretendon më shumë se 95% të kompanive Fortune 500 si klientë të saj. Në të shkuarën, Cohen thotë se zyrat shpesh operonin sisteme totalisht të ndryshme dhe përdornin softuerët e tyre. Disa kishin dhoma të dhënash, disa kishin të dhëna më të mbledhura dhe disa thjeshtë hidhnin servererët kudo ata përshtateshin. Kjo krijoi një ambient kaotik dhe kompleks të TI-së me nivele të ndryshme të efiçencës dhe efektivitetit.

“Ishtë jashtëzakonisht e vështirë për të menaxhuar të gjitha proceset dhe për të krijuar standarde që bashkonin qëllimet e organizatës,” thotë Cohen. Ata gjetën disa kompani që përdornin sisteme shumë të sofistikuara, ndërsa të tjerët mbështeteshin në modelet e shpërndara të shërbimeve profesionale. Skuadra shqyrtoi më shumë se 150 artikuj, përfshirë këtu banduithin, vonesën, kërkesat e kapacitetit, kërkesat e përdoruesve dhe sistemet e të dhënave. “Ne shikuam në ato që kishim dhe çfarë na duhej në të ardhmen.”

Rezultati ishtë një plan 3-vjeçar që sillte përreth përdorimin e tre qëndrave të të dhënave. Përveç përqëndrimit në teknologji, dhe në përmirësimin e shërbimit dhe mbështetjes së artikujve, DAS vuri në punë krijimin e një ambienti jeshil të TI-së. Gjithsej, 38 inxhinierë, 11 konsulent dhe 12 menaxherë projektesh bashkëpunuan për platformën e re të TI-së. Ndër të tjera, rezultati është një konsolidim i 2797 aplikacioneve dhe aftësia për të ofruar mbështetje dhe shërbime më të përmirësuara të TI-së. DAS po përdor virtualizimin e serverëve dhe planifikon të përfshijë edhe virtualizimin e desktopëve në muajt e ardhshëm. Ai gjithashtu shpreson të ofrojë një shërbim të bazuar në Cloud në të ardhmen e afërt.

Së fundi, DAS ka lansuar një program fantastik të levizshmërisë dhe përqafon metodën e pajisjes BYOD. Teknologjia do të lejoj përdorimin e teknologjisë së shekullit XXI për të promovuar një sjellje sipërmarrëse dhe të përmirësojë bashkëpunimet me kilentët. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>