Harduer

EVGA UV Plus 39 mundëson shtimin e grafikës 1080p me USB 3.0

Jun 11 2012
0 Shpërndarje
EVGA UV Plus 39 mundëson shtimin e grafikës 1080p me USB 3.0

Adapterët e grafikave USB i kemi njohur që një kohë të gjatë, por performansa në USB 2.0 ka qenë gjithmonë pak e dobët. Standardi i vjetër i USB-së thjesht nuk ka banduithin e nevojshëm për të përkrahur numrin e pikselëve të kërkuar nga grafikat moderne. Me përhapjen e gjërë të USB 3.0 nga Intel, EVGA më në fund është në gjendje të zbulojë adaptuesit e grafikës UV Plus këtë vit në Computex.

Pajisja sa madhësia e dorës do t’i mundësoj çdo kompjuteri të shtojë grafikë 1080p duke përdorur portat e jashtme DVI apo HDMI, dhe duke përdor një driver GPU virtual bashkë me CPU-në tuaj për të përpunuar sinjalet e videos. Për shkak të kësaj, ju nevojitet një CPU shume e fuqishme për të bërë diçka të tillë dhe nëqoftëse, doni të shtoni grafikë shtesë në një notebook kjo është mënyra më e mirë.

Grafikët e integruar Ivy Bridge mund të përkrahin vetvetiu deri në 3 grafika, por fatkeqsisht përkrahja e monitorëve të shumëfishtë (multi-monitors) nuk është diçka që bëhet në llaptop apo ultrabook këto ditë. Përdoruesit e desktopit qëndrojnë më mirë duke ndryshuar GPU-të apo duke azhurnuar ato për përkrahje të disa monitorëve. (CIO Albanian)

Tags >

harduer
Lajmet e fundit>