Business & Management

Eventi i 18 Qershorit nga Microsoft përqëndrohet në aparatet Windows RT

Jun 17 2012
0 Shpërndarje
Eventi i 18 Qershorit nga Microsoft përqëndrohet në aparatet Windows RT

Microsoft po përgatitet për t’u futur në tregun e tabletave, bazuar në proçesorët ARM. Të gjitha shpresat mbahen se si do të pritet nga përdoruesit Windows RT. Në këtë moment është shumë herët për të spekuluar rreth këtyre përgjigjeve, të cilat presin tabletat e bazuar në Windows RT. Por, në qoftë se raporti është i besueshëm, ne mund të kemi një ide mjaft të qartë të hënën.

Microsoft ka vendosur të bëjë një “lajmërim të madh” në një event special, të hënën datë 18 Qershor 2012, në Los Angeles. Sipas raporteve të ndryshme rreth këtij eventi, thuhet se Mircrosoft planifikon të japë një shfaqje të pajisjes, duke punuar me Windows RT, gjatë eventit.

Pritshmëria e shfaqjes, në të njëjtën kohë me WindoWs 8, Windows RT është një version ARM i sistemeve operativë desktop. Sipas thashethemeve, thuhet se liçencat e Windows RT, do të kushtojnë rreth 85-95$. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>