Slider

Eventbrite dhe Swiftly ofrojnë shërbimin profesional për dizajnim të banerëve të ngjarjeve

Aug 9 2014
0 Shpërndarje
Eventbrite dhe Swiftly ofrojnë shërbimin profesional për dizajnim të banerëve të ngjarjeve

0804_eventbriteNëse jeni një organizator i ngjarjeve, e kuptoni fuqinë e një posteri ose baneri të dizajnuar mirë për ngjarjen. Por nëse nuk jeni një dizajner, ju mund të përfundoni me një poster që është një kombinim jo edhe aq i këndshëm i llojit të shkronjave dhe fotografive që përdorni.

Shërbimi global për rezervim të biletave Eventbrite dhe shërbimi i dizajnit Swiftly dëshirojnë të ju ndihmojnë që të zgjidhni problemin tuaj rreth dizajnit.

Tani kur e krijoni një ngjarje në Eventbrite, ju keni opsionin për ta pasur një baner të dizajnuar për 19 dollarë përgjatë shërbimit 99designs të Swiftly-t. Organizatorët e ngjarjes mund të përshkruajnë se çfarë duan në faqen e Swiftly-t dhe një dizenjator më pas do ta krijojë banerin për një orë.

Dizajni i përfunduar automatikisht do të ngarkohet në faqen e ngjarjes. Për organizatorët me një buxhet të kufizuar, kjo është një mënyrë e shkëlqyer për të sjell punën artistike në faqen e ngjarjes suaj. Por nëse jeni duke kërkuar për një dizajn special artistik për ngjarjen tuaj, atëherë do të ishte më mirë që ta punësoni një dizenjator lokal. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>