Harduer

Eurocom deklaron se ka ndërtuar "Notebook-un më të mirë" në botë

Aug 15 2012
0 Shpërndarje
Eurocom deklaron se ka ndërtuar "Notebook-un më të mirë" në botë

Modestia nuk është virtyt që gjendet në kompaninë e Eurocom. Kjo sepse ajo sapo ka zbuluar atë që e ka quajtur “Notebook-u më i mirë i të gjitha kohërave”.

Një laptop 17.3 inç që është i aftë të përballojë një dual Nvidia GeForce GTX, një procesor Intel Core i7 3920M, 32GB DDR3-1600 RAM si dhe 3 pajisje ruajtjeje.

“Eurocom Scorpius është Notebook-u me performancën më të lartë në botë, e ashtu si krijesa mitike që vrau Orionin edhe Eurocom Scorpion do të zhdukë çdo lloj konkurrence,” thotë Mark Bailic, Presidenti i Eurocom. “I kemi bërë të gjitha testet, Eurocom Scorpius është sistemi më i fuqishëm në planet.”

Gjithsesi, për të marrë këtë sistem, duhet ta shkundësh mirë portofolin. Çmimi fillestar është 2 mijë dollarë, me të cilat blen një notebook të cilësisë mbi mesatare me një Intel Core i7 3610QM, 8GB DDR3-1600, AMD Radeon HD 7970M, 750GB Seagate Momentus XT Hybrid, lexues kartash 9 në 1, kamera 2MP, shkrues DVD 8X, Wi-Fi dhe disa specifika të tjera.

Por nëqoftëse doni të blini pakon e madhe bëhuni gati të shpenzoni 7 mijë dollarë në një set që përfshin Core i7 3920M CPU, 32GB RAM, dy GeForce GTX 680M, një çift 480GB Intel të serisë SSD, 750GB HDD, shkrues Blue-ray dhe Windows 7.

Lajmet e fundit>