Aplikacione

Është koha për t’i thënë lamtumirë sistemit Windows XP

Aug 27 2011
0 Shpërndarje
Është koha për t’i thënë lamtumirë sistemit Windows XP

Më 24 gusht 1991, Microsoft filloi lëshimin e Windows XP dhe, sipas StatCounter, sot sistemi operativ ende është në gjysmën e kompjuterëve në mbarë botën.

Megjithëse në 10 vjetorin e themelimit të këtij sistemi, Mikko Hypponen, i cili është kryeshefi i hulumtimit për ndërmarrjen e sigurisë F-Secure, ka një lutje për të bërë: Bëjeni një punë të mirë sot. Fshini një XP.

Sigurinë më të dobët deri tani

Duke e krahasuar me të gjithë sistemet – duke përfshirë Windows XP, Windows Vista, Windows 7, Linux dhe Mac OS X – Windows XP ka sigurinë më të dobët, shkruajti Hypponen të mërkuren, në një postim në blogun e F-Secure.

Dhjetë vite janë një përjetësi në këtë biznes, shtoi Hypponen. Kështu që nuk duhet të pritet për ndonjë përditësim të sigursië në Windows XP.

Duke pasur parasysh praninë e lartë në treg të këtij sistemi operativ, sidoqoftë, sulmuesit tani duhet të jenë të “marrë” për të shpenzuar kohën dhe paratë e tyre duke synuar ndonjë sistem tjetër operativ, sugjeroi ai. Sulmuesit kurrë nuk e kanë pasur kaq të mirë. Caku më i lehtë është gjithashtu caku më i zakonshëm.

Nuk do të shkojë larg që Windows 7 do të kalojë XP, parashikoi Hypponen dhe, kur të ndodhë ajo, krijuesit e sulmeve keqdashëse pa dyshim që do të mundohen për platforma të tjera për sulm.

Ndërkohë, gjendja e tanishme nuk mund të ndryshohet shpejt, përfundoi ai./cio.al

Lajmet e fundit>