Investim

Ericsson blen Telcordia-n për 1.15 miliardë dollarë

Jun 14 2011
0 Shpërndarje
Ericsson blen Telcordia-n për 1.15 miliardë dollarë

altKompania suedeze ka arritur marrëveshje që të blej kompaninë Telcordia Technologies për 1.15 miliardë dollarë, raportojnë nga Ericsson të martën.

Marrëveshja do të përforcojë dhe do të zgjeroj pozitën e Ericsson në sistemet përkrahëse operacionale (OSS – operations support systems) dhe sistemet përkrahëse biznesore (BSS – business support systems). Këto sisteme përdoren për optimizimin e rrjetës dhe ngarkimin në kohë reale, sipas Ericsson.

Sot, operatorët po kërkojnë mënyra të reja të ngarkojnë shërbimet e tyre, përfshirë broadband-in mobil, dhe blerja e Telcordia-s do ti mundësojë Ericsson-it të ndihmoj operatorët edhe me këtë pjesë të biznesit të tyre. Sistemet e Telcordia-s do të ndihmojë në krijimin e të hyrave me trafikun dhe produktet që shesin operatorët, thuhet në deklaratën e Ericsson.

Për Ericsson, kjo do të thotë edhe një përhapje më e madhe në tregun amerikano-verior, ku pak më parë u njoftua që kompania Clearwire do të kaloj menaxhimin outsourcing të rrjetave të tyre tek kompania Ericsson në mënyrë që të ul kostot.

Prodhuesi suedez i pajisjeve telekomunikuese do të blej 100% të aksioneve në Telcordia nga Providence Equity Partners dhe Warburg Pincus, dhe pritet që marrëveshja të përmbyllet deri në fund të çerekut të katërt të këtij viti, që do ta vinte në efekt në tre muajt të parë të vitit të ardhshëm. Telcordia gjendet në Piscatway, New Jersey.

Lajmet e fundit>