Karriere

Eric Schmidt tregon se si arroganca iu kushtoi punonjësve potencialë të Google gjysmë miliard $

Oct 12 2014
0 Shpërndarje
Eric Schmidt tregon se si arroganca iu kushtoi punonjësve potencialë të Google gjysmë miliard $

eric_schmidt_at_the_37th_g8_summit_in_deauville_037Ish shefi ekzekutiv i kompanisë Google, që tani është kryetari ekzekutiv i kësaj kompanie, Eric Schmidt, ka treguar që arroganca nganjëherë ndëshkohet shumë keq: me rreth 500,000,000 dollarë. Në një intervistë interesante me Steven Levy, Schmidt flet se si Google bën rekrutimin e punëtorëve të rinj.

Testimi, shpjegon ai, është të pyesësh nëse ju besoni që një kandidat mund të punojë me njerëz të tjerë për të pasur ndikim. Nëse dikush vjen përpara si arrogant, kjo nënkupton që ai nuk mund të punojë mirë në një skuadër. Në vend se të mendojnë se cila është gjëja më e mirë për korporatën, ata do të mendojnë se çfarë është më e mira për ta dhe për karrierën e tyre. Njerëzit arrogantë nuk bashkëpunojnë siç duhet dhe Google mbështetet në bashkëpunime.

“Në vitin tim të parë, unë merrja thirrje telefonike nga njerëz që i njihja dhe ata më thoshin “Jam zëvendës president në kompaninë X dhe në rrugën time të karrierës unë kam nevojë të jem një zyrtar i lartë operativ,” shpjegon Schmidt për Levy. “Kjo ishte gjithmonë një sinjal që unë duhej ta ndërprisja ‘thirrjen telefonike. Dhe meqë ra fjala, për shkak të pakove që na janë dhënë atëherë, përpara se të bëheshim kompani publike, ata njerëz që e bënë atë gjë humbën gjysmë miliard dollarë në pasuri personale. Kështu që dëshironi të vendosni një çmim për arrogancën? Në rregull!”

Intervista e Levy-t me Schmidt-in ishte pjesa e dytë e orës së tij mjeshtërore në Google. Ju mund ta lexoni tërë intervistën këtu. (CIO Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>