Harduer

Eric Schmidt suprizohet nga bumi i tabletave në kompani

Oct 12 2013
0 Shpërndarje
Eric Schmidt suprizohet nga bumi i tabletave në kompani

ericDrejtuesi i Google Eric Schmidt pranon se është suprizuar nga “shpërthimi” i tabletëve në kompani, por ai beson se ky trend do të sjell risi në mënyrën se si i shpërndajnë softuerët.

Duke folur tek Gartner, Schmidt shprehu çudinë e tij për zhvillimin dhe qasjen e tabletëve nga kompania dhe tha se pret punonjës të tjerë të kalojnë nga kompjuteri drejt telefonëve mobile. “Unë në fakt jam çuditur nga kjo, nuk e prisja” tha ai në komentet e bërë në Business Insider.

“A do ta zëvendësonte telefoni kompjuterin? Unë mendoja se punonjësit do të përdornin si kompjuterin ashtu edhe telefonin, por u gabova sepse ishte revolucioni i tabletit. Mesa dukej shumë procese pune mund të realizoheshin nga pajisjet mobile dhe kryesisht tableti. Theu rregullat e vjetra.”

Schmidt, i cili po këtë javë pretendoi se Android është më i sigurt se iPhone, pret që ky trend të rezultojë në kompani me fokusin drejt aplikacioneve më të thjeshta dhe softuerëve të bazuara në cloud. Video e mëposhtme përfshin gjithë deklaratën e Schmidt. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>