Business & Management

Eric Schmidt: Marrëdhënia e Google me Apple po përmirësohet

Jul 13 2013
0 Shpërndarje
Eric Schmidt: Marrëdhënia e Google me Apple po përmirësohet

eric-schmidtEric Schmidt, drejtori ekzekutiv i Google, ka thënë se të dyja kompanitë po kalojnë kohë të mira këto ditë.

Deklarata tij është bërë gjatë një konference ku ishin mbledh drejtues nga shumë kompani të mëdha teknologjike. Schmidt i tha reporterëve se Apple dhe Google “janë në një komunikim konstant në lidhje me shumë çështje.”

Bloomberg raporton se Schmidt tha gjithashtu që ka shumë respekt për Apple pavarësisht rivalitetit të kompanive. “Këto janë dy kompani të ndryshme krenare dhe të mirëqeverisura” tha ai.

Apple dhe Google kanë pasur një marrëdhënie të tendosur gjatë këtyre viteve, duke përfshirë edhe rastin e fundit ku pasi Google lançoi Android, Steve Jobs deklaroi “luftën nukleare” ndaj kompanisë Google. Që atëherë Apple dhe Google janë përballur me beteja të ndryshme ligjore. Ndërsa Shefi ekzekutiv i Apple Tim Cook ka thënë se nuk i duron këto gjyqe. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>