Business & Management

Eric Schmidt: Kemi fituar luftën me Apple

Dec 14 2012
0 Shpërndarje
Eric Schmidt: Kemi fituar luftën me Apple

Shefi ekzekutiv i Google-s Eric Schmidt ka deklaruar ditë më parë në një intervistë për Bloomberg se “lufta” mes të dy platformave më të forta mobile, iOS dhe Android ka përfunduar në favor të Android-it.

Schmidt situatën e sotme e krahasoi me atë të para 20 viteve kur zhvillohej lufta mes të Apple-it dhe Microsoft-it në fushën e kompjuterëve PC, dukë thënë se Microsoft-i e fitoi atë luftë pikërisht për shkak se kishte më shumë partnerë për prodhimin e harduerit.

“Tashmë është shumë e qartë se ne jemi duke e fituar këtë luftë”, -tha Schmidt dhe theksoi se Google ende ka rreth 1,3 milion aktivizime të Andorid-it në bazë ditore. Të rikujtojmë se kjo shifër është arritur që në muajin shtator dhe është interesante që nuk ka lëvizur prej asaj kohe.

Schmidt ka përmendur edhe se Android i ka ndihmuar shumë partnerë të në rritjen e të ardhurave, posaçërisht Samsung-ut dhe se strategjia e zhvillimit në fillim ishte e menduar ashtu që të sigurohet pjesë sa më e madhe e tregut.

“Natyrisht që ekzistojnë edhe anët e këqija të kësaj strategjie, e njëra ndër to është edhe ajo që në fund nuk do të kemi kontroll të plotë mbi sistemin operativ”,- përfundoi Schmidt. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>