IT Organizate

Epoka e re e teknologjisë ka nevojë për liderë me karaketristika të vecanta

Aug 9 2013
0 Shpërndarje
Epoka e re e teknologjisë ka nevojë për liderë me karaketristika të vecanta

IT ShtetePër të garantuar sukses në këtë botë ku po lulëzojnë shërbimet e IT-së është e rëndësishme që menaxherët të marrin rolin e liderit.

Në këtë përfundim ka arritur Charles Araujo, shefi ekzekutiv i Institutit të Transformimit të IT-së. Tashmë po kalojmë në një epokë të re teknologjie prandaj ka lindur nevoja e një lloji të ri lideri për të na drejtuar si duhet në të. Ai është shprehur: “Menaxherët nuk duhet më të menaxhojnë, por duhet të drejtojnë. Është e rëndësishme që të shndërrohemi në lider të njerëzve, të strategjisë teknologjike, të organizatave dhe të projekteve.”

Është e nevojshme që liderët në fushën e IT-së të jenë vizionarë dhe të përulur për të kuptuar se duhet të jenë plotësisht në shërbim të biznesit dhe të jenë të përgjegjshëm në lidhje me shërbimet që biznesi ofron.

* Puna primare e drejtuesve duhet të jetë skanimi i vazhdueshëm i horizontit si dhe identifikimi i oportuniteteve apo rreziqeve.

* Roli i dytë i drejtuesit IT duhet të jetë ai i negociuesit dhe menaxherit të ekosistemeve komplekse.

* Roli i tretë është ai i përpunuesit të informacionit. Është e rëndësishme që lideri të zbulojë informacionet më të rëndësishme dhe t’i përpunojë ato në mënyrë të tillë që të jetë i vlefshëm për organizatën.

* Roli i katërt i liderit duhet të jetë ai i inovatorit në proceset e biznesit. Duhet të pranojmë faktin që inovacioni teknologjik nuk do të zhvillohet brenda mureve të korporatës, megjithatë kjo nuk do të thotë se nuk duhet të fokusohemi ndaj inovacionit.

* Është e rëndësishme që liderët të zotërojnë aftësinë e shkëputjes nga e shkuara. Në këtë epokë teknologjike nuk duhet absolutisht që liderët të bien pre e rregullave të vjetra.

* Së fundmi duhet theksuar se departamentet e IT-së duhet të fokusohen në “Internetin e Objekteve” duke qenë se po zhvillohet gjithnjë e më tepër. Duhen analizuar mirë të gjitha përfitimet strategjike të tij. (CIO Albanian)

Tags >

it
Lajmet e fundit>