Siguri

Energjia dhe transporti pas tërmetit fusin në telashe IT prodhuesit Japonez

Mar 15 2011
0 Shpërndarje
Energjia dhe transporti pas tërmetit fusin në telashe IT prodhuesit Japonez

altKompanitë më të mëdha elektronike japoneze kanë pësuar probleme në stoqet e tyre të hënën, përderisa vendi është duke u përballur me problemet pas tërmetit dhe cunamit që ndodhi të premtën e javës së kaluar. Gjithashtu të hënën disa nga prodhuesit elektronik më të mëdhenj të Japonisë kanë ndërprerë prodhimin në disa prej fabrikave të tyre. Kompanitë janë duke hasur në disa probleme njëkohësisht. Disa fabrika janë dëmtuar nga tërmeti. Disa të tjera janë jashtë funksionit për shkak të mungesës së energjisë, përderisa disa pjesë janë në gatishmëri të operojnë por s’janë në gjendje të marrin pjesët nga kanalet e tyre të cilat janë të ndërprerë.

Sony deklaroi që shtatë nga fabrikat e saja nuk ishin në funksion të hënën. Disa qindra anëtarë të stafit të Sony-t kanë fjetur në një fabrikë gjatë fundjavës sepse ata u ndeshën me probleme për të shkuar në shtëpi ose sepse shtëpitë e tyre janë shumë të dëmtuara.

Fabrikat NEC në prefekturat e Iwate dhe Fukushima janë jashtë funksionit për shkak të problemeve me furnizim me energji dhe ujë, ndërsa për të njëjtat probleme Hitachi ka ndalur gjashtë fabrika. Fujitsu të hënën ka ndalur 10 sosh, përderisa Canon ka ndërprerë punën në tetë, ndërsa Nikon në katër fabrika. Fabrikat e kompanive tjera në rajon dhe furnizuesit e tyre gjithashtu janë jashtë funksionit.

Shumë kompani nuk ishin në gjendje të japin datë të saktë se kur mund të rifilloj prodhimi.
Puna është gjithashtu e prekur edhe jashtë rajonit të goditur nga tërmeti. Problemet në disa stacione nukleare kanë ndërprerë prodhimin e energjisë për 27%, dhe kanë përhapur frikë që furnizimi nuk mund të përballojë kërkesat.

Të dielën vonë, qeveria kërkoj që kompanitë e mëdha të reduktojnë konsumimin e energjisë dhe disa miratuan këtë kërkesë duke kërkuar nga punëtorët e tyre që të qëndrojnë në shtëpi. Janë përdorur edhe disa mënyra tjera për kursimin e energjisë përfshirë edhe fikjen e dritave gjigante të neonit dhe TV gjigante që transmetojnë reklama në sheshe të ndryshme.

Ndërprerje të planifikuara të energjisë filluan vonë të dielën në dy rajone për rreth kryeqytetit si plan për të mbajtur ndezur dritat në Tokio. Ndërprerjet e energjisë elektrike prekin të gjithë konsumatorët në ato rajone, kështu fabrikat dhe zyrat e ndryshme ishin të detyruara të ndërpresin punën.

Për momentin nuk ka plane për reduktimin e energjisë në qendër të Tokios. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>