Business & Management

eMarketer: Të ardhurat e Twitter nga reklamat do të arrijnë mbi 1 miliard dollarë

Mar 28 2013
0 Shpërndarje
eMarketer: Të ardhurat e Twitter nga reklamat do të arrijnë mbi 1 miliard dollarë

twitter adsFirma e studimit të tregut eMarketer ka vlerësuar të ardhurat e Twitter-it nga reklamat për këtë vit me vlerën 582.8 milion dollarë, për vitin tjetër 950 milion dollarë ndërsa për vitin 2015 vlerën 1.33 miliard dollarë.

Sipas këtij parashikimi më tepër se gjysma e të ardhurave nga reklamat, rreth 53% e tyre do të sigurohet nga reklamimi mobil, ndërkohë që vitin e kaluar të ardhurat nga ky lloj reklamimi kanë qenë pothuajse zero.

Kjo është një ndër arsyet kryesore pse Twitter vitin e ardhshëm do të përqendrohet më tepër tek mobiliteti. Shifrat e publikuara për parashikimin e vitit 2015 kanë një rritje domethënëse dhe reflektojnë ndryshimet e fundit të trajektores së kompanisë.

Sipas eMarketer, Twitter ka përfituar nga rritja e fokusit në mobilitet nga kompanitë e tjera konkurruese si Google dhe Facebook që kanë rritur ofertat e reklamave mobile si dhe kanë punuar fort për të bindur reklamuesit të shpenzojnë para në drejtim të pajisjeve mobile.Twitter_ad_rev

Gjithashtu lançimi i API-t të Twitter për reklamim do të nxisë më tepër rritjen e të ardhurave këtë vit.

eMarketer theksoi se pjesa më e madhe e të ardhurave nga reklamat do të gjenerohet nga SHBA, deri në vitin 2015 rreth 75% e përfitimeve do të sigurohet nga reklamat e këtij vendi.

Në fillimet e veta, Twitter është kritikuar shpesh për modelin e gabuar të biznesit pasi nuk shpërblente si duhej investitorët që kishin shpenzuar qindra miliona dollarë për këtë rrjet.

Në vitet e fundit shërbimi i mikroblogjeve ka përforcuar biznesin e reklamave madje konsiderohet si një platforme e besueshme reklamimi prej shumë bizneseve.Përmirësimet përfshijnë shtimin e Kartave Twitter (Twitter Cards) si dhe një përmbajtje më të pasur fotosh, videosh apo përmbledhje artikujsh.

Të gjitha këto kanë ndihmuar në krijimin e një mediumi të përshtatshëm për reklamuesit. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>