Technology

Elon Musk thotë se robotët do të dominojnë mbi njerëzimin në 2030-ën

Jun 7 2017
0 Shpërndarje
Inteligjenca artificiale do të shkruajë bestsellera në 2049-ën ndërsa të realizojë ndërhyrje kirurgjikale brenda 2053 sugjeron raporti. Elon Musk thotë se robotët do të dominojnë mbi njerëzimin në 2030-ën

Performanca e trurit njerëzor do të tejkalohet nga kompjutera brenda 13 vitesh tha miliarderi i botës së teknologjisë Elon Musk.

Themeluesi i Tesla dhe SpaceX tha se inteligjenca artificiale do të na mund në çdo gjë brenda 2030-ës.

Komentet ai i bëri në rrjetin social Twitter ndërsa po replikonte me një studim të ri cili thoshte se raca jonë do të bëhet inferiore në sytë e kompjuterave brenda 2060-ës.

“Mbase në 2030-ën ose 2040-ën sipas mendimit tim,” shkruante Musk.

Sipas hulumtimit tmerrues të shkencëtarëve të Universitetit të Oksfordit gjërat nuk po duken mirë për njerëzimin.

Makineritë do të jenë më të mirë se në përkthimin e gjuhëve brenda 2024 dhe në shkrimin e eseve brenda 2026-ës. Në 10 vite kompjuterat do të mund të drejtojnë një kamion më mirë se ne ndërsa në 2031 do të jenë më të mirë në shitjen e produkteve.

Inteligjenca artificiale do të shkruajë bestsellera në 2049-ën ndërsa të realizojë ndërhyrje kirurgjikale brenda 2053 sugjeron raporti. Në të vërtetë çdo punë njerëzore do të automatizohet në 120 vitet e ardhshme sipas ekspertëve kompjuterikë. /CIO Albanian

Tags >

Elon Musk
Lajmet e fundit>